Ekskluzive/ Atentati ndaj Preng Gjinit! Me treçerekëshe e çantë kafe, zbulohet nipi i Kastriot Reçit, iku me vrap pas shpërthimit

Dhjetë ditë nga atentati me tritol C4 në qendër të Tiranës, ndaj Preng Gjinit, policia dhe prokuroria e Tiranës, thuajse kanë zbardhur të gjithë dinamikën e këtij krimi të rëndë dhe tre autorët, që kanë organizuar gjithçka. “Shqiptarja.com” mëson ekskluzivisht se tashmë njëri nga autorët është identifikuar dhe pritet që në ditët në vijim të ndërhyhet me qëllim arrestimin. Personi i identifikuar është pikërisht njëri nga djemtë e vëllait të, Kastriot Reçit, i cili mbeti i vrarë me snajper, në janar 2020 në qendër të Rrëshenit.

Duket se etja, për tu hakmarrë ndaj familjes Gjini, dhe më konkretisht ndaj ish-policit, Preng Gjini, ka çuar në futjen në veprim të djemve të rinj të familjes Reçi, ndërsa baballarët e tyre kanë qëndruar të qetë në banesat respektive në Rrëshën. Dhe kjo ka ndodhur 7 muaj nga vrasja makabre e Kastriot Reçit, dhe kjo familje ka kundërvepruar duke aktivizuar, djemtë e rinj të familjes. Por futja në veprim i djemve, është cilësuar si gafë nga ana e grupit të hetimit, pasi njëri nga djemtë është identifikuar plotësisht nga policia dhe prokuroria.

Ai është pikërisht njëri nga nipat e Kastriot Reçit, me inicialet A.Reçi, i cili është identifikuar plotësisht. A.Reçi, ka qenë pikërisht në vendin e ngjarjes, ku ka qëndruar në lokal shumë pranë urrës së Nisharakut, dhe prej andej mësohet se është personi që ka aktivizuar lëndën shpërthyese. A.Reçi, ka qëndruar në lokal dhe i është prezantuar kamerierit si shtetas Italian, duke komunikuar me të në italisht. A.Reçi, më pas ka paguar dhe gjatë këtij moment mësohet se e ka pyetur kamerierin se nga cila ana e qytetit binte rruga e Elbasanit.

Mandej A.Reci, ka dalë nga lokali. E gjithë kjo skenë është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku A.Reçi, shfaqet me pantallona treçereshke, me kapele, me flokë të gjata dhe në shpinë mbante, një çantë ngjyrë kafe. Teksa ka dalë nga lokali ai ka qëndruar disa minuta në këmbë në trotuar dhe menjëherë pas momentit të shpërthimit të fuqishëm A.Reçi, ka filluar të lëvizë dhe mandej të vrapojë, duke u larguar me shpejtësi. Një seri filmimesh të sekuestruara nga policia kriminale e Tiranës, tregojnë qartazi se njëri nga nipat e familjes Reçi, A.Reçi vrapon drejt rrugës “Gjergj Fishta” në drejtim të kryqëzimi “Vasil Shanto”.

Silueta e A.Reçit shfaqet deri në rrugën e Elbasanit, ku prej këndej ai është larguar në drejtimit të qytetit të Elbasanit dhe më pas shfaqet në pikën kufitare të “Qafë-Thanës”. Pikërisht nga kjo pikë kufitare A.Reçi ka dalë nga Shqipëria duke hyrë në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse ka qenë në lupën e policisë, çuditërisht ai është lejuar të kalojë në Maqedoni. Me sa duket policia dhe prokuroria nuk kanë pasur indicet e forta në ato orë të para të hetimit, se personi që ka vrapuar menjëherë pas shpërthimit, ishte pikërisht djali i vëllait të Kastriot Reçit. Deri në atë fazë kur po hetonte policia dhe prokuroria, grupi nuk kishte dijeni se kishin të bënin pikërisht me njërin nga autorët dhe organizatorët e vendosjes së tritolit në makinë ndaj Preng Gjinit. Por pavarësisht se A.Reçi, ka dalë nga Shqipëria, dy apo tre ditë pas datës 15 shtator, çuditërisht ky person futet sërish në Shqipëri, duke përdorur sërish portën kufitare të “Qafë-Thanës”.

Sërish policia nuk e ka ndaluar dhe se aktualisht ai vijon të jetë i lirë, nën gjurmimin e rreptë të policisë kriminale. Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, nuk ka asnjë dyshim që personi që vrapoi menjëherë pas shpërthimit, është pikërisht A.Reçi, djali i vëllait të Kastriot Reçit. Identifikimi i tij është kryer nga kamerat e sigurisë dhe nga disa burime operative në qytetin e Rrëshenit. Kjo është ngjarja e parë, e zbardhur nga policia dhe prokuroria, mes 6 serive të atentateve me viktima Gjini dhe Reçi, që nuk janë zbardhur sot e kësaj dite. Për këtë fakt, duhet thënë se përgëzimet i takojnë policisë dhe prokurorisë së Tiranës. Pritet që në ditët në vijim policia të ndërhyjë dhe kryejë arrestime, lidhur me atentatin me gati 400 gramë tritol të vendosur në makinën tip “Benz” të Fatjon Dautaj, por që në pasditen e 15 shtatorit 2020, mjeti përdorej nga objektivi i këtij atentati, Preng Gjini. Sipas policisë, sasia prej gati 400 gramë eksploziv, ishte vendosur brenda në motor, dhe ka shumë gjasa që të jetë futur nga poshtë, duke e lidhur me tel bari ose ngjitës, në mënyrë që të mos rrëzohej. Shpërthimi është kryer me pult.

Dy kushërinjtë Dautaj dhe Gjini, janë mbajtur në vëzhgim për disa kohe nga të paktën tre persona dhe mandej kanë vepruar pasditen e 15 shtatorit 2020 në qendër të Tiranës. Policia një ditë pas ngjarjes ka kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Rrëshenit, ku në fokus kanë qenë banesat e vëllezërve Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi. Gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dhe të gjithë vëllezërit ishin në banesat respektive.

Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pajisje DVR dhe një dron. Të gjithë vëllezërit janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe se kanë kërkuar që policia të zbardhë vrasjen e dy vëllezërve të tjerë Kastriot Reçi në Rrëshen dhe Gasper Rreçin në Itali. Të gjithë vëllezërit kanë deklaruar se nuk kanë hasmëri me asnjë person në Rrëshen. Ata kanë pohuar në polici se Preng Gjinin e njohin si banor të Rrëshenit dhe se në vitin 1997 ka qenë polic në këtë qytet. Për më tepër vëllezërit Reçi, kanë informuar policinë se Preng Gjini, ka qenë i akuzuar si person që ka vjedhur bankën në Rrëshen gjatë vitit 1997. 

Ndërkohë në një raport operativ policor thuhet:”…këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian mes Gasper Reçit dhe personit të plagosur në Tiranë, Preng Gjini. Sipas të dhënave Gasper Reçi, është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim të hakmarrjeve është vrarë në Rrëshen Anton Gjini në datën 12 gusht 2019, i cili është vëllai i Preng Gjinit. Situata e hakmarrjes ka vijuar me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe mandej ka vijuar me atentatin me tritol në 15 shtator 2020 në Tiranë ndaj Preng Gjinit…”. Nga ngjarja e kësaj datë mbeti i plagosur Preng Gjini, italiani Simone Barbadoro dhe Ergys Sula. Ndërkohë fatmirësisht ka shpëtuar një zyrtar i Drejtorisë së Pastrit të Parave me inicialet H.Ç, i cili ndodhej pas makinës së Preng Gjinit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • llesh nikaj: 26/09/2020 21:33

    Malsoret e veriut ,trima dhe punetor ,te bases dhe burreror bashk me ata edhe trimat e jugut ,sy patrembur edhe patriot kane sjell ne Shqiperine e Mesme te gjitha kto karakteristika dhe prej atyre shoqeria shqiptare po lulezon,mjafton te shikosh udheheqjen,artistat,rrepistat,bosat me emrat e qyteteve te lashta ilire neper targat e makinave,rraca e paster pellazge mjekrroshe zeshkane si pakistanezet qe rregullojn telefona,me mastup,shisha,krenar per gjysherit e atyre qe kan luftu armiku nga maja e malit,universiteti I par esht hapur ne Has,aristokracia tepelenase apo topojanet qe I kan sjell demokracin gjith botes ,faleminderit o at qe i solle ne Tiran,Durres dhe Elbasan,faleminderit se pa kto do na kishte marr lumi.

    Përgjigju
  • tani: 26/09/2020 10:43

    Prite tipike mirditore.Injoranta sa nuk bahet ma.Do ishte mire te ndalohen te hyjne neper qytete kto lloj kafshesh e me to bashke edhe familja e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja