Ekskluzive/ Meta merr si këshilltar gjeneralin që u paralajmërua me shkarkim nga detyra për shkelje të rëndë, ja urdhri. A po dublon Bahri Shaqirin?

Në mas të 2018, siç e vërteton ky urdhër i siguruar nga Shqiptarja.com, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka dhënë masën disiplinore ‘vërejte me paralajmërim’ Gjeneral Brigade Dedë Prenga, i cili mbante detyrën e Zëvendëskomandantit të Komandës së Forcës Tokësore.

Sipas ligjit të vitit 2014 për disiplinën në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, një masë e tillë disiplinore drejtuar ushtarakut për lirim nga Forcat e Armatosura, jepen nga autoriteti përgjegjës për shkelje shumë të rënda. Pas marrjes së paralajmërimit me largim nga Forcat Armatosura, Gjeneral Brigade Dedë Prenga figuron këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Gjithashtu bien në sy fakti se Presidenca nuk ka pacaktuar asnjë fushë rreth së cilës Prenga do ta këshillojë Presidentin Meta. Përveç Prengës, i cili figuron thjeshtë këshilltar i Metës, të gjithë këshilltarët e tjerë kanë të përcaktuar fushën e këshillimit, sipas veprimtarisë dhe specializimit të tyre.

Si pjesë e Forcave të Armatosura, më një karrierë gati 36 vjeçare, kontributi i gjeneralit Dedë Prenga ka konsistuar në fushën e sigurisë. Por, kreu i shtetit Ilir Meta si Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ka ish-kreun Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqirin, i përfshirë nga Meta në disa raste edhe në betejat e tij politike me maxhorancën. Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Meta nuk e ka përcaktuar fushën rreth së cilës do të këshillohet me gjeneralin, i cili ka marrë masën disiplinore ‘vërejte me paralajmërim’. Dy janë opsionet; Ose Prenga e këshillon rreth sigurisë, duke dubluar kësisoj Bahri Shaqirin ose Meta këshillohet me Prengën nga disa fusha, në mënyrë të përgjithshme.

Në dhjetor të vitit 2019, Meta emëroi Shemsi Prençin Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile. Premçi sot nuk figuron këshilltar i Metës në faqen e Presidencës, siç figuron Prenga dhe këshilltarët e tjerë, por një lajm të tillë e ka bërë me dije zëdhënësi i Metës. Edhe Shemsi Premçi ishte shkarkuar më parë si Drejtor i Emergjencave Civile, në vend të të cilit u emërua Haki Çako. Ndërkaq, Meta riktheu si këshilltar ushtarak Gjeneral Piro Ahmetaj. Ky i fundit rezulton këshilltar deri në prill të 2018. Më parë Piro Ahmetaj ishte këshilltar i ish-presidentit Nishani, ku u përfshi në një betejë të gjatë dhe të ashpër debatesh dhe akuzash me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Për rrjedhojë, Ahmetaj dha dorëheqjen në vitin 2015. Në dhjetor të 2019, Lulzim Basha e emëroi Gjeneral Piro Ahmetajn si këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë PD-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 17/01/2020 16:15

    Tash ka mbet pa mare ket temin keshilltar Meta... gjithsesi me me Monika

    Përgjigju
  • Av. M.M.L.: 17/01/2020 13:11

    Zgjedhje do te kete ne Maj ose Qershor te 2021, kur eshte koha e percaktuar me Ligj Kushtetues. Se do Berisha e Meta me te tyret ne Parti e Shtepi, Pushtet me dhune, jashte kohes Ligjore dhe me lojra Kodi Zgjedhor, kjo per Perendimin eshte e qarte; JO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë