Ekskluzive/ Motra e shqiptarit të vrarë në burgun e Francës: Ç'a t'i çoj nënës për të qarë! Ambasada shqiptare më tha s'kemi fonde për të sjellë trupin (VIDEO)

Suela Rexha, motra e Mentor Rexhës i cili u gjet i vrarë në burgun e Francës mesnatën e 1 shkurtit, në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Report TV ka treguar si ka marrë vesh lajmin e trishtë për vdekjen e vëllai të saj, teksa bën fajtore shtetin francez.

 Suela shprehet se ka dyshime të forta që vëllai i saj nuk është vetërarë siç pretendojnë autoritete franceze, por është vrarë. Ajo rrëfen se ka shkuar personalisht, ka komunikuar me drejtuesen e burgut e cila i ka dhënë një letër për të firmosur, por e ka refuzuar për ta nënshkruar pa parë trupin e vëllait. Sapo ka shkuar në morg dhe ka parë trupin vëllait të saj, Suela rrëfen se ishte  skandalizuar, ku përveç faktit që i kanë bërë autopsinë pa lejen e familjarëve, pretendon se është bërë nga studentë që kanë eksperimentuar me të.

Mes të tjerave, Suela shprehet se atë e ka braktisur edhe shteti shqiptar, ku sipas saj ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Francë për ta ndihmuar për të tërhequr trupit, por është përballur me frazën  "nuk kemi asnjë fond". Ajo kërkon drejtësi për vëllanë e saj, teksa u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen në këmbë përballë kësaj tragjedie, jo për faktin që është Mentor Rexha, por për të gjithë shqiptarët e burgosur në Francë, për mënyrën se si ata po trajtohen nga ky shtet.

"Përshëndetje. Rasti është kështu. Ka qenë në Francë në azil dhe ka qenë me shok dhe e kanë akuzuar për makina djegëse, ndërkohë që vëllai im nuk ka marrë pjesë asnjëherë. E kam marrë vesh lajmin që ka vdekur, vetëvrasje më thanë. E mora vesh nga dikush burgu, as policiam as ambasada. Na thonë " a jeni të afër të Mentor ReXhës, se ai ka vdekur". Pritëm me na lajmëru, po asnjë s'na ka lajmëru nga burgu.

Kam shkuar në burg direkt, kam pasur fill kontakt me drejtoreshën e burgut dhe na thanë që është vetëvra. Më dhanë një letër dhe stilolaps për të marrë trupin më thanë. Nuk firmosa dhe thashë pa parë kufomën e vëllai tim nuk mundem. Kam shkuar në morg. Kishte të çara, ca mbrapa kurrizit, mbrapa kokës, shkelma fytit. Ai ishte i vrarë, nuk ishte vetëvrasje. Ai kishte te fyti shenja hekuri që ia kanë vënë në qafë. Kam marrë informacione që e kanë marrë rrëshqanash dhe e kanë çuar te dhoma izolimit dhe pastaj ka marrë lajmin se ka vdekur.

Kam kërkuar autopsi, por s'më ka dhënë asnjë informacione drejtoresha e burgut. E kanë bërë 100 të çara, s'ke ca shef, si me qenë teneqe, jo me qenë njëri. Do ta tërheqë vëllanë dhe kufoma ka kohë aty, që me datën 31, por unë kërkoj që drejtësia e vëllait tim të dalë. Atë ditë ato persona që u arrestuan bashkë me vëllanë tim, sa kam shkuar unë te burgu dhe kam shkuar te morgu, ato kanë dalë nga burgu. Pse të dalin ato dhe jo vëllai im. Shteti i Francës duhet të më japë përgjigje, pse të dal vëllai im në atë gjendje, nuk di ça t'i çoj nënës time me e qa... Kam marrë ambasadën e Parisit, s'më ka dhënë, asnjë lloj gjëje, nuk ka asnjë fond. Edhe për vdekjen e vëllait, mendoj se i takon me i lajmëru të afërmit. Besoj se nuk janë kot ata rob atje, kur ndodhin këto gjëra, nëse nuk do më kishte marrë ai shoku, me përkthyes kam marrë vesh që vëllai im ka vdekur. Të çohen shqiptarët, se nuk është vetëm vëllai im", tha motra për Report TV.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Shqiptari vdes në burgun francez, familja i sheh trupin pas 1 jave: Nuk është vetëmbytur, e kanë torturuar! PAMJET E RËNDA


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu