EKSKLUZIVE/ Shqiptari vdes në burgun francez, familja i sheh trupin pas 1 jave: Nuk është vetëmbytur, e kanë torturuar! PAMJET E RËNDA

Një 36-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë. Autoritetet franceze u kanë thënë se Mentor Rexha është vetëvrarë, por familjarët në një komunikim ekskluziv me Shqiptarja.com ngrenë dyshime se i afërmi i tyre mund të jetë torturuar pasi kanë parë shenja dhunë në fytyrë, trup dhe një të çarë në kokë. Familjarët thonë se janë njoftuar me vonesë për lajmin tragjik, dhe jo nga burime zyrtare, ndërsa vetëm ditën e djeshme janë lejuar të shohin trupin e pajetë në morg, ku kanë konfirmuar se është i afërmi i tyre.

Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, siç bëjnë të ditur familjarët e tij për Shqiptarja.com, një vit më parë ka shkuar në Francë si emigrant për të pasur një mundësi më të mirë ekonomike. Në Francë, Rexha ka aplikuar për  procedurat e marrjes së statusit të azilantit. Por ndërkohë, autoritetet franceze e kanë arrestuar dhe e kanë burgosur në burgun e Lorentit, pas një ngjarje ku ranë në pranga edhe disa shqiptarë të tjerë. Sipas familjarëve bëhet fjalë për djegien e disa automjeteve ku kanë akuzuar 36-vjeçarin, ndërkohë që në të gjitha telefonatat e kryera me familjen, Rexha shprehej se është i pafajshëm dhe e mbajnë në qelinë e paraburgimit pa të drejtë.

Sipas rrëfimit të familjarëve për Shqiptarja.com Mentor Rexha ka qëndruar disa muaj në burg teksa ndodhej në proces gjyqësor, por javën e fundit ka humbur çdo kontakt me familjarët, duke mos i telefonuar nga burgu.  

Natën e 1 shkurtit ai është gjetur i vdekur në dhomën e izolimit, por familjarët thonë se e kanë mësuar këtë lajm tragjik, dy ditë më vonë, jo nga shteti francez, por nga shokë të Rexhës të cilët ishin në të njëjtin burg me të. Pasi janë njoftuar në mënyrë jo zyrtare, familjarët (vëllai dhe motra e 36-vjeçarit) kanë shkuar në Francë për të parë me sytë e tyre se lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të Mentor Rexhës ishte i vërtetë. Atje i kanë kërkuar të firmosin disa dokumente, por vëllai e motra nuk kanë pranuar pa parë trupin e vëllait të tyre.

Të afërmit e Mentor Rexhës, thonë se pas këmbënguljes së familjarëve, vetëm ditën e djeshme (8 shkurt), ata janë lejuar të shohin trupin e pajetë në morg, ku kanë konfirmuar se fatkeqësisht ishte vëllai i tyre, Mentor Rexha. 

Familjarëve të tij fillimisht u është thënë se 36-vjeçari ka bërë vetëvrasje. Ata pretendojnë se Rexha nuk është vetëvarur, pasi ka shenja dhune në fytyrë dhe në trup "saqë familjarët janë tmerruar".  Motra dhe vëllai, duke mos besuar versionin e autoriteteve franceze, i kanë bërë edhe foto të ndjerit, dhe thonë se ai ka hematoma në kraharor, një shenjë litari në fyt, por edhe një të çarë në kokë, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet. Përmes një avokati që ata po përpiqen të marrin, do të kërkojnë autopsinë për të zbuluar se çfarë ndodhi me vëllain e tyre.

Fotot qe motra dhe i vellai kane arritur te bejne ne morg me celularin e tyre (nje e qepur ne koke hematoma ne trup)

Të afërmit, në një bisedë me Shqiptarja.com thanë se ishte një telefonatë e ardhur nga burgu, nga shoku i Mentorit, që i tha se atë e nxorrën të pajetë nga qelia dhe se nuk dinin asgjë më shumë. Për ditë të tëra në ankth, familjarët nuk morën asnjë njoftim zyrtar, as nga ambasada shqiptare në Francë, duke u detyruar të udhëtojnë vet drejt shtetit francez për të mësuar të vërtetën.

"Këto shenja tregojnë se atë e kanë masakruar dhe e kanë mbytur në burgun e Francës. Familjarët kanë kërkuar edhe një herë t'i bëhet ekspertiza por shteti ka thënë jo, se është vetëvrasje. Kjo nuk është një vetëvrasje pasi ato shenja një njeri nuk mund t'ia bëje vetë vetes , ajo duket më së miri se atë e kanë mbytur. Dhe këtu lind dhe dyshimi sepse ata nuk kanë lejuar ta shohin, sepse në fakt ekspertiza apo fjalët që kanë thënë ata kanë qenë të gabuara", thonë familjarët.

Trupi i pajetë i shqiptarit akoma nuk është sjellë në Shqipëri, ndërsa familjarët bëjnë apel që shteti të ndërhyjë dhe t'i ndihmojë me procedurat, por edhe me zbardhjen e të vërtetës për ndarjen nga jeta të Mentor Rexhës.

"Ata si shtet duhet të kryejnë të gjithë detyrimet e duhura dhe jo vetëm shteti i Francës por dhe shteti ynë duhet të përgjigjet. Të përgjigjet si në anën e drejtësisë dhe me anën materiale, ato që i takojnë. Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë në Francë, marrim lajme nga më të ndryshmet për vdekjet e shumë të pafajshmëve, e sidomos të shqiptarëve. Me një pikëllim të madh dhe të tmerruar nga kjo ngjarje ne duam dhe që të jemi të bashkuar, gjithashtu dhe shteti ynë të jetë më i fortë, sepse ashtu si Franca mbështet vendin e vet dhe mundohet të mbulojë gjithçka, ashtu edhe shteti shqiptar duhet të kërkojë të drejtat e tij. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri- tjetrin në këto raste të vështira", thonë familjarët për Shqiptarja.com.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Ekskluzive/ Vrasja e të riut në burgun e Francës, Ambasadori: Kanë nisur hetimet! Familja të marrë avokat! S'kemi kompetencë për të sjellë trupin në atdhe

Ambasadori Shqiptar në Francë, Dritan Tola në një prononcim ekskluzivisht për Shqiptarja.com ka deklaruar se është vënë në dije nga familjarët që Mentor Rexha ka ndërruar jetë në burgun në Francës. Interesimit tonë lidhur me këtë çështje, Tola shprehet se ka informuar të afërmit të marrin një avokat, e ndërsa sa u përket pretendimeve të familjarëve se ambasada u ka thënë se "nuk kanë fonde për të sjellë trupin e të riu", Tola shprehet se kjo nuk është kompetencë tyre. Ai ka sqaruar se familjarët duhet të kontaktojnë me shërbimin social në Shqipëri lidhur me transportimin e trupit në atdhe.  Sa i përket dyshimeve të familjarëve, siç edhe motra Suela tha më herët për Shqiptarja.com se është vrarë, Tola shprehet se po mban kontakte me autoritete franceze, duke bërë të ditur se ka nisur një hetim për këtë.

"Për ngjarjen e trishtueshme të shtetasit Mentor Rexha, Ambasada është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit të dielën e shkuar dhe që atë dite e deri me sot, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm e të përditshëm me të afërmit (motrën, vëllain dhe kushërirat) për të ndihmuar në vendosjen e kontaktit me qëndrën penitenciare të Lorient (qytet mbi 500 km nga Parisi), si edhe për lehtësuar udhëtimin e së motrës nëpërmjet Italisë në Francë e më pas deri në qytetin Lorient.

Shërbimi konsullor ka qenë gjithashtu në kontakt me autoritetet policore dhe ato të burgut, përfshirë me drejtoreshën e burgut dhe kjo e fundit pas kësaj e ka pritur vetë të motrën e të ndjerit, pardje të premten, kur ajo mundi të mbërrinte në Lorient.

Dje (të shtunën) bashkë me të vëllain tjetër ardhur nga Gjermania, ata mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit dhe dje pasdite gjatë kontaktit me Ambasadën ata u shprehen se kanë dyshime lidhur me vetëvrasjen e  vëllait te tyre. Ambasada iu përgjigj, siç parashikohet në këto raste, se nëse kane dyshime Ambasada do të kërkonte informacion suplementar mbi ngjarjen dhe sugjeroi ndërkohë që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktonte edhe ajo një avokat për ta ndjekur çështjen nga ana ligjore.

Gjithashtu, i vëllai nga Gjermania i të ndjerit pyeti lidhur me shpenzimet e kthimit në atdhe të trupit të të ndjerit dhe Ambasada e sqaroi se kjo nuk është në kompetencën direkte të saj, por familja mund t’u bëjë kërkesë autoriteteve kompetente të shërbimeve të ndihmës sociale në Shqipëri.

Për më shumë, ne presim informacion më të detajuar dhe zyrtar që u kemi kërkuar autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze lidhur me pretendimet dhe dyshimet e ngritura dje nga të afërmit.

Për çdo informacion tjetër, Ambasada mbetet në dispozicion të plotë", shprehet Tola për Shqiptarja.com.

Ora 21:41
Vdekja e shqiptarit në burg/ Media franceze: Ka nisur një hetim, vetëvrasja pista kryesore

Rasti i Mentor Rexhës është pasqyruar edhe në mediat francese. Më konkretisht është gazeta "Le Telegramme". Referuar këtij artikulli, i cili pasqyron këtë ngjarje, 36-vjeari ishte i vetëm në dhomën e paraburgimit dhe dyshimet e para janë se ka vrarë veten. Megjithatë, shkrimi që mban datën 4 shkurt, pra 3 ditë pas ngjarjes, shkruhet se kanë nisur hetimet, por një gjë e tillë nuk është  konfirmuar nga motra e tij, Suela në lidhjen telefonike për Report TV.

"Një burrë i burgosur në qendrën e paraburgimit "Ploemeur" u var në fundjavën e kaluar. Viktima është një shqiptar 36-vjeçar i cili ishte i vetëm në qelinë e tij. Stafi infermierisë lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës. Stacioni i policisë Lorient tregon se kanë nisur hetimet ku pista kryesore është vetëvrasja", shkruhet në artikull.

Ora 18:16
Ekskluzive/ Motra e shqiptarit të vrarë në burgun e Francës: Ç'a t'i çoj nënës për të qarë! Ambasada shqiptare më tha s'kemi fonde për të sjellë trupin (VIDEO)

Suela Rexha, motra e Mentor Rexhës i cili u gjet i vrarë në burgun e Francës mesnatën e 1 shkurtit, në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Report TV ka treguar si ka marrë vesh lajmin e trishtë për vdekjen e vëllai të saj, teksa bën fajtore shtetin francez.

 Suela shprehet se ka dyshime të forta që vëllai i saj nuk është vetërarë siç pretendojnë autoritete franceze, por është vrarë. Ajo rrëfen se ka shkuar personalisht, ka komunikuar me drejtuesen e burgut e cila i ka dhënë një letër për të firmosur, por e ka refuzuar për ta nënshkruar pa parë trupin e vëllait. Sapo ka shkuar në morg dhe ka parë trupin vëllait të saj, Suela rrëfen se ishte  skandalizuar, ku përveç faktit që i kanë bërë autopsinë pa lejen e familjarëve, pretendon se është bërë nga studentë që kanë eksperimentuar me të.

Mes të tjerave, Suela shprehet se atë e ka braktisur edhe shteti shqiptar, ku sipas saj ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Francë për ta ndihmuar për të tërhequr trupit, por është përballur me frazën  "nuk kemi asnjë fond". Ajo kërkon drejtësi për vëllanë e saj, teksa u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen në këmbë përballë kësaj tragjedie, jo për faktin që është Mentor Rexha, por për të gjithë shqiptarët e burgosur në Francë, për mënyrën se si ata po trajtohen nga ky shtet.

"Përshëndetje. Rasti është kështu. Ka qenë në Francë në azil dhe ka qenë me shok dhe e kanë akuzuar për makina djegëse, ndërkohë që vëllai im nuk ka marrë pjesë asnjëherë. E kam marrë vesh lajmin që ka vdekur, vetëvrasje më thanë. E mora vesh nga dikush burgu, as policiam as ambasada. Na thonë " a jeni të afër të Mentor ReXhës, se ai ka vdekur". Pritëm me na lajmëru, po asnjë s'na ka lajmëru nga burgu.

Kam shkuar në burg direkt, kam pasur fill kontakt me drejtoreshën e burgut dhe na thanë që është vetëvra. Më dhanë një letër dhe stilolaps për të marrë trupin më thanë. Nuk firmosa dhe thashë pa parë kufomën e vëllai tim nuk mundem. Kam shkuar në morg. Kishte të çara, ca mbrapa kurrizit, mbrapa kokës, shkelma fytit. Ai ishte i vrarë, nuk ishte vetëvrasje. Ai kishte te fyti shenja hekuri që ia kanë vënë në qafë. Kam marrë informacione që e kanë marrë rrëshqanash dhe e kanë çuar te dhoma izolimit dhe pastaj ka marrë lajmin se ka vdekur.

Kam kërkuar autopsi, por s'më ka dhënë asnjë informacione drejtoresha e burgut. E kanë bërë 100 të çara, s'ke ca shef, si me qenë teneqe, jo me qenë njëri. Do ta tërheqë vëllanë dhe kufoma ka kohë aty, që me datën 31, por unë kërkoj që drejtësia e vëllait tim të dalë. Atë ditë ato persona që u arrestuan bashkë me vëllanë tim, sa kam shkuar unë te burgu dhe kam shkuar te morgu, ato kanë dalë nga burgu. Pse të dalin ato dhe jo vëllai im. Shteti i Francës duhet të më japë përgjigje, pse të dal vëllai im në atë gjendje, nuk di ça t'i çoj nënës time me e qa... Kam marrë ambasadën e Parisit, s'më ka dhënë, asnjë lloj gjëje, nuk ka asnjë fond. Edhe për vdekjen e vëllait, mendoj se i takon me i lajmëru të afërmit. Besoj se nuk janë kot ata rob atje, kur ndodhin këto gjëra, nëse nuk do më kishte marrë ai shoku, me përkthyes kam marrë vesh që vëllai im ka vdekur. Të çohen shqiptarët, se nuk është vetëm vëllai im", tha motra për Report TV.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 10/02/2020 11:45

    E dhimbshme vdekja e nje te riu ne rrethana te dyshimta. Mjeksia Ligjore duhet te jape raportin e plote te Autopsise mbi shkaqet e vdekjes. Familja ka te drejte te autorizoje nje mjeke ligjore qe te perfaqesoje te drejtat e viktimes apo te vdekurit ne kete rast. Nese shteti Franceze eshte i involvuar ne vdekjen e te riut atehere ekzistojne organizata qe ndihmojne ne kuader te ligjeve Europiane per te skjaruar rastin. Ambasadori i Shqiperise eshte i detyruar te ndihmoje cdo qytetar te Shqiperise ne shtetin ku eshte pa marre parasysh eshte viktime apo i akuzuar. Ketu ka dicka qe kundermon por jane mjeket ligjore ata qe skjarojne cdo dyshim, ata jane te betuar te bejne punen e tyre pa nderhyrje te institucioneve shteterore ,personave te policise apo sherbimit sekret shteterore. Cdo krim i varrosur nen dhe mbas nje kohe te caktuar dele mbi dhe,shkakton efekt kolateral duke sjellur te verteten mbi dhe . Nuk ka gjake te humbur,cdo vrasje heret a vone do te skjarohet.

    Përgjigju
  • Jago: 09/02/2020 21:17

    Ju qe habiteni dhe revoltoheni sdo jeni shqiptare se shqiptari i vertete e di qe eshte ne doren e zotit kudo qe shkon se shtet ska e sdo kete me keto klysha kurvash komuniste qe do jua pine gjakun deri kur ta kuptoni qe vetem plumbi dhe litari i sjell ne terezi hajdutet ,kriminelet,perdhunuesit dhe politikanet ne shqiperi.

    Përgjigju
  • USA: 09/02/2020 19:54

    TE DHJEFSHA SHTETIN QE NUK U DEL PER ZOT QYTETAREVE TE VET SHTET I DEGJENERUAR SHTET ME DOBIÇA SHTET ME HORRA E ME KURVA SE ÇFAR BEJN PER QYTETARET KETA SE KUPTOJ APO VETEM VJEDHI DHE Q......NJERI TJETRIN PLERAT

    Përgjigju
  • Emi: 09/02/2020 19:04

    Popull pa zote shpijete.

    Përgjigju
  • Keta: 09/02/2020 18:09

    E kuptoj hidherimin e familjes dhe gjerat qe ata mund te thone nga hidherimi na vjen vertet keq se humbi jeten nje djal i ri por ju si media perpara se te publikoni dicka mos i beson krejt njerezve qe nuk marin vesh por pyesni me pare nje mjek .E para si mjek po them se njollat e kuqe jane pasi trupi vdes gjaku bie ne pjeset fundore te trupit per shkak te forces se rendeses dhe duket si hematom pasi gjaku mplikset dhe mer ngjyre vjollce ne pjeset fundore ku trupi mbeshtetet .E dyta te qepurat ne koke dhe ne trup vijne si pasoj e autopsise mjeko ligjore Franceze .Nga foto nuk ka shenja dhune me perjashtim te nje njolle te erret ne boje kafe te hapur por prap jo fort e dukshe .Megjithate siguroni raportin mjeko ligjor dhe aty merni vesh te verteten dhe mos paragjykoni askend pasi nese mjeksia ligjore franceze do te manipulonte gje qe nuk ben vaki do te ishte fundi botes.

    Përgjigju
    • Flori: 18/02/2020 10:27

      Ik anej ti mer doktor leshi ti lerkon lek ma na ndihmu flet ti per mjekime po cohu shkoi mbrapa kerko te verteten nese je kaq i zoti mos jep mend

    • Eri: 10/02/2020 00:02

      Eshte mbledhja e gjakut nga mos qarkullimi quhet pallor mortis dhe eshte faza e pare pas vdekjes, ndersa prerjet duken qarte qe jane prerje autopsie.ngushellime familjes

    • Doktori: 09/02/2020 21:21

      Keta mesiguri e ke mare diplomen me ndonje gojore nbuze te tavolines se diseksionit ke mjeksia ti se qeke shume largpamese.Si qeka autopsia me carje ne koke anash dhe gjithe ato hematoma sjane renie gjaku por efekti goditjeve keshtuqe ate jam doktoreshe vetem ti e beson.Pastaj nuk eshte rasti pare ky cuditerisht ne france e paskan gjetur shume shqiptare me vdek neper burgje ca koincidence?

    • Une: 09/02/2020 20:01

      Kjo qe shkruan qendron dhe mund te jete kjo. Por, nje njeri ka vdekur nen mbikqyrjen e autoriteteve franceze dhe minimumi familja meriton nje shpjegim te hollesishem jo ti thuhet "firmos ketu merr trupin" . Ka nje hetim qe familja duhet te njihet, ambasada shqiptare duhet te afroj te pakten nje punonjes qe te perkthej dhe te sqaroj procedurat . Kjo nuk eshte hera e pare dhe nga eksperienca personale kam vene re qe jane policia me plehre ne Evrope. Super te korruptuar, raciste dhe kane frike nga arabet edhe kur kane uniformen veshur. Shqiptaret i urrejne sepse e kane te lehte, sikur 're ishte arabe apo afrikane do kishte marre flake burgu dhe mediat do kishin vene alarmin.

    • Pjeter: 09/02/2020 19:44

      Ok mund te jeni efhe mjeke,dhe familjaret mund te jene te shokuar,por, a nuk te duket pak e nxituar per ju si mjeke qe duke pare disa fote, te dekretosh, qe sipas teje nuk eshte dhune? Familjaret sipas artikulit kerkojne autopsi,per te arritur tek shkaqet.Nuk eshte çudi fare qe te ndodhin ngjarje te tilla ne per burgje.Ka shume presion ne forcat franceze koto kohet e fundit,terrorrizem,greva,dhune gjithandej,mund tu ket ikur nga duart situata,dhe me nje klandestin,qe eshte i padukshem,mund ta ket bere situaten te tille.Nje shtet ,qe te quhet i tille,duhet te mbroje shtetasit e vet,nuk kerkohet lufte dreqi ta haje,nuk zemrohet Makron,ne qofte se kerkoni shpjegime.Po na trajtojne ketu e 30 vjet si mall pa zot.

    • Santa Quaranta: 09/02/2020 18:59

      Njolla kufomore quhen Keta!!

  • Loni: 09/02/2020 17:02

    Ato shenjat e kuqe eshte gjaku pas vdekjes trdgon pozicionin ku ka ren gjaku oasi venat pellcasin , smu duken shenja dhune

    Përgjigju
  • Pjeter: 09/02/2020 16:37

    Shteti shqiptar ku eshte? Ministti i jashtem Cakaj ka ndonje gje per te thene? Bashke me familjaret duhet te ishte edhe ndonje i ambasades.Po gazetaret pse nuk pyesin ata qe jane atje dhe e kane detyre ligjore tu kerkojne autoriteteve franceze shpjegime zyrtare per shtetasit shqiptare.

    Përgjigju
    • Kledi: 09/02/2020 20:49

      Ministri Kaka doje te thoje epo e diel sot zotni tu honger nai drek a dark apo ndonje mengjes Francez bashk me Palacot e Ambasades qe paguhen nga taksat tona me jetu ne vendet Europiane. Do zoti ta provojn ne te tilla raste shtet i ndyre. Ju rroft Macroni francez o rracista plera .. Te mbytet nje francez ne Shqiperi dhe shife cbehet. Ptu shtet i ndyre

  • Shqip: 09/02/2020 15:15

    Qahemi na greku francezet jan m racista. Gjyna i madh ku esht shteti jon tani t kerkoj llogari

    Përgjigju
  • Sara: 09/02/2020 14:27

    Te njejtin trajtim dhe te njejtin fat duhet te ken dhe kriminelet ne burgjet shqipare

    Përgjigju
    • Ami: 09/02/2020 22:29

      Ca thua ti moj?! A e kpt se femer eshte edhe ajo qe i ka vdek vllai qe pp i plas zemra..!

    • Eri: 09/02/2020 15:11

      Ca thua ti mos sara pse ca te kan ber ty te kan q te katermbedhietat

    • Ilir: 09/02/2020 14:45

      Cfare thua o...njeri?!

  • turi: 09/02/2020 13:50

    Ku je ministria e jashtme Kerkoni llogari macron k....s

    Përgjigju
    • Beko beko: 12/02/2020 20:28

      Turp i madh per kte maskarad shtet qe sju del per zot qytetarve te vet ....edhe ne qo se ai kishte ba krim ...denoje me burg jo me i marr jeten ...ngushllime familjes

    • Era: 12/02/2020 20:19

      NGUSHLLIME FAMILJES ....PO KY NJERI PO TE ISHTE NJE I AFERM I NDONJE POLITIKANI ...GJITHQKA DO KISHIN BA PER TA ...PO NE SHQIPTARET PA DALLIM ...SBAJM PER NJERI TJETRIN ....TURP PER KTE SHTET HORRASH E KURVASH ...KA VDEK NJE DJA 30 VJEQ E JO NJE DERR .

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!