Ekskluzive/Nëna e Eda Zarit:
Vajza më rrahu e më la pa bukë

Ekskluzive/Nëna e Eda Zarit:<br />Vajza më rrahu e më la pa bukë
Për herë të parë në një media dhe në Report TV rrëfimi ekskluziv i nënës së këngëtares Eda Zari. Si nisi konflikti i rëndë i të bijës me nënën e saj? Pse e keqtrajtonte dhe si policia mori në mbrojtje të moshuarën.
 
Si nisi Eda Zari të merrte pronat e familjes duke rrezikuar ta lërë pa shtëpi nënën e saj. Falsifikimet e dokumenteve të shtëpive nga ana e këngëtares.
 
Ka qenë një nga lajmet që ka tronditur opinionin publik, madje do të mbetej i pabesueshëm nëse nuk do të kishte veprime konkrete të institucioneve policore shqiptare për të mbrojtur të moshuarën Zhane Zari... nga vajza e saj, këngëtarja e mirënjohur Eda Zari. Po sipas policisë dhe drejtësisë shqiptare Eda Zari ka dhunuar nënën e saj dhe policia e shtetit ka lëshuar një urdhër mbrojtje, ku e detyron këngëtaren e jazz- it ti qëndrojë nënës së saj 500 m larg. Po kështu është një vendim i shkallës së parë ku dënon Eda Zarin me 6 muaj heqje lirie.

Nëna e Eda Zarit, Zhane Zari, 78 vjeç rrëfen për herë të parë, në mënyrë ekskluzive për Report Tv, arsyen e konfliktit me të bijën, të cilat sollën më pas dhunën dhe rrëmbimin e pasurisë. Nuk ishte e lehtë për të vendimi për të dalë në media, por mesa duket kjo është vetmja mënyrë e mbetur për t'i kërkuar vajzës së saj të dytë, Eda Zari, të reflektojë dhe të kthejë të gjitha gjërat siç qenë, përfshi dhe rrëmbimet e pronave për të cilat nëna e saj e akuzon.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot