Jo vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, por shumica e ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë aplikuar për të përfituar gjysmën e pagës, pas vendimit politik për dorëzimin e mandateve të përfaqësimit në Kuvend.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila fillimisht kundërshtoi publikisht idenë e Berishës për djegien e mandateve, ka aplikuar në Kuvend për përfitimin e pagesës kalimtare, pra për gjysmën së pagës që merrte kur ishte deputete.

Sipas sigurimeve shoqërore ka bërë letrat në Kuvend për pagesën kalimtare edhe ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. 

Ndërkaq, merr gjysmën e pagës, konkretisht 78 385 lekë në muaj, edhe ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, një nga mbrojtësit më të flaktë të djegies së mandateve dhe linjës radikale kundër qeverisë.

Po ashtu, përfitojnë edhe ish-deputetët Ervin Salianji, Flamur Noka, Klevis Balliu, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Aldo Bumçi, Fatmir Mediu, Grida Duma, Genc Pollo, Klevis Balliu, Gerti Strazimiri etj.

Për të marrë gjysmën e pagës kanë aplikuar edhe një grup ish-deputetësh, të cilëve u mbaroi mandati në 2017 dhe nuk u kandiduan nga PD dhe PS për një tjetër mandat. 

Sipas legjislacionit, të gjithë ish-deputetët që u zgjodhën për herë të parë në Kuvend në 2017, 78 385 lekë në muaj për aq kohë sa kanë ushtruar funksionin e deputetit, deri në kohën e dorëzimit të mandatit.

Ndërkaq, ish-deputetët e tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e parlamentit që në 2013 apo edhe më parë, përfitojnë pagesën mujore deri në tre vjet, pra deri në vitin 2022.

Po kush janë ish-deputetët e PD-LSI, të cilët nuk aplikuan për të marrë gjysmën e pagës. Përveç kryetarit të PD, Lulzim Basha, nuk kanë aplikuar për pagesën kalimtare kreu i LZHK, Dashamir Shehu, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Astrit Veliaj, Edmond Haxhinasto, Vangjel Tavo, Edmond Panariti. 

 


Lista me ish-deputetët që aplikuan për të marrë gjysmën e pagës: 

Sali Berisha 
Monika Kryemadhi 
Edi Paloka 
Petrit Vasili 
Ervin Salianji 
Flamur Noka 
Oerd Bylykbashi 
Enkelejd Alibeaj 
Aldo Bumçi 
Fatmir Mediu 
Grida Duma 
Genc Pollo 
Jorida Tabaku 
Klevis Balliu
Gerti Strazimiri 
Nasip Naço 
Klajda Gjosha 
Eglantina Gjermeni
Silva Çaka 
Mesila Doda 
Ylli Ziçishti
Eduart Selami 
Aqif Rakipi 
Gledion Rehovica 
Valentina Duka 
Sezai Rokaj 
Floida Kërpaçi 
Orjola Pampuri 
Nard Ndoka 
Romeo Gurakuqi 
Dhurata Çupi 
Andon Frrokaj 
Florjon Mima 
Vangjel Dule 
Isuf Çelaj 
Xhemal Gjunkshi 
Albana Vokshi 
Hekuran Hoxhalli 
Endri Hasa 
Endrit Brahimllari 
Luan Rama 
Përparim Spahiu 
Kejdi Mehmetaj 
Agron Çela 
Bardh Spahiu 
Nora Malaj 
Bujar Kallogjeri 
Luljeta Arapi 
Nuri Belba 
Luciano Boçi 
Astrit Patozi 
Keltis Kruja 
Fatmir Toçi 
Mimoza Hajdarmataj
Albina Deda 
Ilir Beqaj 
Enkelejda Shkreli