Dalja e Vjosës nga shtrati ka sjellë përmbytje masive në Vlorë e Fierë. Report Tv sjellë pamje ekskluzive me dron, ku duket qartë që uji ka pushtuar të gjithë zonën.
/Shqiptarja.com
Niveli i ujit ka arritur deri në dy metër, ku mjaft problematike situata paraqitet në Novoselë pasi gati çdo gjë është nën ujë.
Edhe më parë Report Tv arriti të depërtojë brenda zonave të përmbytura në këtë qark ku raportoi situatën.
Në Novoselë tashmë, veç forcave të policisë dhe të ushtrisë, kanë shkuar edhe ekuipazhet e shpëtimit nga Kosova, të cilët po japin ndihmën e tyre për të shpëtuar familjet e përmbytura.
Banorët po ndihmohen edhe me ushqime për orët në vijim.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











