EKSKLUZIVE/ Pamjet e kamionit me lule të Agim Kajmakut, i modifikuar për drogë! U nis për Holandë, ndaloi në Bari dhe u kap në Durrës

Report Tv mëson ekskluzivisht se Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës ka shkuar në Itali një javë përpara se të arrestohej nga policia e Marches mesditën e 25 majit 2022, i akuzuar se fshehu 20 kilogramë kokainë brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij.

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, Agim Kajmaku ka udhëtuar me avion nga Tirana drejt Ankonës më 20 maj ndërsa 5 dite më pas ai u arrestua në flagrancë pranë një fidanishteje në Grottamare, afer San Benedeto di Tronto, sëbashku me nipin e tij. Sipas policisë italiane nipi i ish-kryebashkiakut është Edmond Kajmaku i datëlindjes 1988 sot 34 vjeç rezident në Monte Rubiano Itali. Edmond Kajmaku deri 6 muaj më parë ka qenë drejtor i UKT në Kombinat.

Report Tv mëson se pas arrestimit të Kajmakut në Itali, një operacion është kryer edhe në Shqipëri, në Portin e Durrësit.

Këto janë pamjet ekskluzive siguruar nga ReportTv ku në portin e Durrësit paraditen e 26 Majit, një ditë pasi Kajmaku të arrestohej në Itali, është kontrolluar ky kamion i drejtuar nga nipi ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Siç shihet në këto pamje ekskluzive, dyshemeja e kamionit të boshatisur është e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukepeshku dhe jo drogë. Ladi Kajmaku, është nipi i ish-kryebashkiakut dhe ka qenë drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në AKU, ndaj të cilit nuk rëndon asnjë akuzë dhe nuk është arrestuar.

Ky kamion me targa AA 324 ZL, i cili përdorej nga i nipi i Kajmakut, rezulton se është në asetet e kompanisë së luleve A.M.E 2020 në të cilën ish-kryebashkiaku ka qenë aksioner dhe sot është në pronësi të bashkëshortes së tij. Sipas verifikimeve të policisë shqiptare, kamioni ka udhëtuar nga Durrësi drejt  Barit të Italisë, më 23 Maj ndërsa destinacioni i tij ishte Holanda për të marrë lule.

Pas lajmit të arrestimit të Agim Kajmakut,  kamioni është kthyer më 26 maj në Portin e Durrësit ku është sekuestruar pas kontrollit. Nuk dihet dhe mbetet për t'u verifikuar nga autoritetet, nëse ky kamion ka dalë në të njëjtën gjendje nga Shqipëria, pra i modikuar me vende droge, apo ka shmangur përmes korrupsionit kontrollet.

Nuk dihet nëse ditën që ka ikur ky kamion ka patur drogë në bord, apo thjesht është testuar nëse kontrolli me skaner në Portin e Durrësit do e pikaste apo jo dyshemenë e modifikuar me vendet e mbushur me bukepeshku. Aktualisht policia italiane dhe ajo shqiptare po hetojnë nëse kemi të bëjnë me një rrejt ndërkombëtar të trafikut të drogës,  apo e gjitha ishte një test për të provuar kontrollet doganore për kalimin e drogës nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

Kamioni i ndaluar në Durrës dhe vendi ku dyshohej se do fshihej kokaina

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur