Luftojeni mykun në kohë rekord vetëm me këto produkte që keni në shtëpi / Ylli Merja: 100 % efektive

Infeksioni i Candida është një infeksion fungual që shkaktohet nga një lloj kërpudhe e quajtur Candida. Candida mund të shkaktojë infeksione në lëkurë, në gojë, në organe gjenitale, ose edhe në sistemin e tretjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, Candida albicans është kërpudha që shkakton pjesën më të madhe të infeksioneve mykotike. Simptomat e infeksionit të Candida mund të përfshijnë skuqje, djegie, kruarje, dhe shfaqje të sporeve të bardha në zonat e prekura, por dhe simptoma të tjera të fshehura. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët që çojnë në infeksionet mykotike, simptomat, parandalimin dhe trajtimin alternativ me bimë dhe vajra bimore, të cilat e largojnë brenda pak kohësh.

Sipas Ylli Merjas, shkaktarët e mykut janë ulja e rezistencës së organizmit, marrja e medikamenteve të shumta farmaceutike, marrja e kërpudhave të mykut nëpërmjet kontaktit apo produktet bujqësore që e mbartin atë. Gjithashtu ulja e hormonit estrogjen dhe progesteron te femrat, lagështira e tepërt në lëkurë nga djersa apo errësira dhe ngrohtësira e zgjatur.  

“Zonat më të prekura nga myku janë goja dhe sistemi i tretjes; lëkura nga jashtë, skalpi, thonjtë; pjesët intime gjinekologjike” shprehet Merja duke theksuar se këto janë zonat ku duhet treguar më tepër kujdes në mirëmbajtje. Është shumë e rëndësishme që të jemi vigjilent ndaj çdo simptome që na jep myku, në mënyrë që t’a kapim sa më shpejtë këtë problematikë dhe të mos na agravohet më tepër, pasi myku në organizëm ‘vret’ në mënyrë të heshtur.

Simptomat kryesore të mykut janë:

- Diarre

- Gjuhë e zbardhur, hartë në gjuhë

- Kruarje (prurit) i vazhdueshëm i skalpit të kokës, lëkurës, midis gishtave

- Skuqje dhe enjtje e lëkurës dhe zonave intime

- Puçra të vogla të bardha në kokë, lëkurë

- Dëmtime të lëkurës dhe të thonjve

- Sekrecione vaginale te femrat si qumësht i prerë

- Kruarje në zonën e perineusit te femrat

- Dhimbje dhe djegie gjatë marrëdhënieve

“Është shumë e rëndësishme që të njohim simptomat dhe të tregohemi të kujdesshëm, pasi sëmundjet mykotike shpesh mbivendosen mbi njëra tjetrën dhe në këtë rast trajtimi bëhet më i vështirë” thekson Merja duke vijuar me masat parandaluese që mund të marrim kundra infeksioneve mykotike si pakësimi i frutave me shumë sheqer, heqja e ushqimeve me përmbajtje sheqeri, majash dhe mishrat e përpunuara. Përdorimi i ushqimeve që frenojnë mykun si kosi, mishi i pulës, perime, kungulli, trangulli, fasulja e zezë, manaferra, xhinxhër, molla e egër, mushmolla, uthulla e mollës së egër, soda e bukës. Përdorimi i vajit të kokosit, vajrave të tjera bimore, kremra bimore që ruajnë një Pehash ~ 4,5 në lëkurë the zonën intime.  

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon dhe trajtimin shfarorës të mykut në pak kohë:

- Shpëlajmë vatrat që kruhen me çajin Candimer ku në 200 ml çaj hedhim 1 lugë kafeje sodë buke. Nëse nuk e kemi çajin candimer përdorim çaj me rigon, trumzë, sherebel apo kalendula dhe sodë buke.

- Pikoni tek thonjtë, këmbët, skalpin (zonën e prekur) 1-2 pika vaj esencial rigoni ose propolis me rigon 10-15 pika. Mbi të vendosim krem myku dhe brenda 5-6 ditëve do të shohim rezultat konkret

- Në zonën intime mund të përdoret çaji bimor Candimer si shplarës, propolisi me rigon dhe vaji i kokosit ose kremi antimyk

- Kur myku largohet në masën 60-70%, gjatë ditës vendosim propolisin me rigon dhe kremin me rigon

Ndërsa për trajtimin e mykut në organizëm duhet të shpëlani gojën dhe gjuhën 2 herë në ditë me çajin Candimer, të pini 2x1 gotë në ditë para buke çajin candimer dhe 3x10 pika në ditë propolis me rigon. Në darkë vendosni në gojë 10-12 fije shafrani, ndërsa gjatë ditës përdorni xhinxhër, 2-3 gozhda karafili dhe 1-2 lugë kafeje kanelle.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë