EKSKLUZIVE/Pamjet si u shemb
ish-bashkia e Tiranës në vitet '80

EKSKLUZIVE/Pamjet si u shemb<br />ish-bashkia e Tiranës në vitet '80
TIRANË - "A1 Report" siguron disa pamje të rralla filmike arkivore, që kanë të bëjnë me shpërthimin në vitet '80-të të ish-godinës së Bashkisë së Tiranës.

Një filmim i rrallë i dalë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dëshmon shembjen me shpërthim të komanduar të godinës së ish-bashkisë së Tiranës, e cila pas Luftës u kthye në selinë e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit popullor të Rrethit Tiranë.

Shpërthimi u krye në fillim të viteve ’80 me qëllim krijimin e hapësirës përpara godinës së re e të sapongritur të Muzeut Historik Kombëtar, i inaguruar më 28 tetor 1981

Filmimet tregojnë godinën dhe lëvizjet e njerëzve karshi saj gjatë ditës, e më pas ndërsa nata ka rënë në kryeqytet, mes territ shfaqet pamja anësore e godinës e pak sekonda më pas shpërthimi që e shkërmoq ndërtesën nga themelet deri në majë.

shembja e ish bashkise
(Në foto: Momentet e shembejes së ish-Bashkisë së Tiranës në vitet 80)
shembja e ish bashkise
Filmimet janë marrë nga një kolazh 21 minutësh me materiale të rralla filmike pa zë, që paraqesin pamje nga Tirana përgjatë periudhës nga vitit 1914 deri në vititn 1980.

Ky filmim i rrallë nuk është shfaqur kurrë më parë në një media, ndërsa për herë të parë iu bë i njohur nëj publiku shumë të kufizuar nën një aktivitet në Arkivin Qendror Shtetëror të filmit me rastin e 92-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Veç vlerave të rralla historike, ky filmim ngall shumë kureshtje këto ditë kur e tërë vëmendja u përqendrua gjatë shembjes së godinës 5 katëshe pranë Fakultetit Ekonomik.

Redaksia Online
(mag/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie