Pas 4 vitesh mungesë, Gledis Nano çel garën për gradat në Policinë e Shtetit, ftohen aplikime për 58 funksione! Ja kriteret

Pas 4 vitesh mungesë, Gledis Nano çel garën për gradat në Policinë e Shtetit, ftohen aplikime për 58 funksione! Ja kriteret

Policia e Shtetit

Pas katër vitesh bllokim Gledis Nano hap konkursin për gradat "drejtues i parë" dhe "drejtues". Ky proces ishte bllokuar dhe rikthehet pas 4 vitesh. Sipas dokumenteve të siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com janë 58 funksione të cilët ftohen të interesuarit të aplikojnë për të fituar gradën.

Ky proces i hapë rrugë të rinjve e të rejave në Policinë e Shtetit për të bërë karrierë nëpërmjet meritokracisë. Aplikimet janë të hapura prej datës 30 nëntor dhe aplikimet do të pranohem deri më datë 18 dhjetor. Konkursi për gradën do të ketë 18 grada drejtues i parë dhe 40 grada drejtues.

Kriteret për kandidatët janë: Të ketë vlerësim të aftësive individuale të punës, jo më ulët se 70% të vlerësimit, gjatë kohës së qëndrimit në gradë; të jetë parashkruar masa disiplinore për shkelje të rëndë; të përmbushë kriterët për pozicionin e punës dhe të ketë përfunduar arsimin e lartë; të mos ketë filluar ndaj tij procedimi penal; të mos ketë procedim disiplinor etj.

Sipas ligjit për Policinë e Shtetit, çdo fillim viti është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ai që hap konkursin për gradat.

“Çdo vit evidentohen nevojat për çdo gradë për vitin pasardhës. Drejtori i Policisë së Shtetit, në varësi të nevojave dhe prioriteteve, miraton urdhrin për fillimin e fazës së aplikimeve për fitimin e gradës respektive. Fitimi i gradës bëhet vetëm për të plotësuar vendet e lira për çdo gradë dhe vetëm për gradën pasardhëse”, thotë ligji.

Kujtojmë se pak muaj më parë, pas më shumë se një dekade, Gjykata e Lartë hoqi përfundimisht praktikën e fitimit të gradave në policinë e shtetit, nga nënkomisar deri në nivelin Drejtues i Parë, me vendime gjykate. Sipas Gjykatës së Lartë, askush nuk mund të fitojë një gradë pa ju nënshtruar më parë konkursit me komisionin e ngritur nga policia e shtetit.

Sipas pikës 66 të vendimit thuhet: “Në vijim të përfundimit njësues Kolegji vlerëson se plotësimi i kriterit të ushtrimit të funksionit të kërkuar për gradën e pretenduar dhe vjetërsisë në gradë, nuk mund të sjell përfitimin gjyqësisht të gradës policore të pretenduar, pa iu nënshtruar procedurës së konkurrimit vlerësues nga komisioni i gradimit, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 108/2014”.

Prej kohësh gradat në policinë e shtetit fitoheshin me konkurs dhe praktikë gjyqësorë, ndërsa nga kjo e hënë, 2 gusht 2021, askush nuk mund të fitojë më një gradë në polici pa konkurs.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I interesuari: 13/11/2021 00:03

    U hap gara po ku si qysh tek nuk po marrim vesh

    Përgjigju
  • Miku: 12/11/2021 19:04

    Kte e kane hap per miqte e vet, s'quhet gare! Nje gare qe dihet fituesi, s'eshte gare, Ska shanse te jete me merite, graden do e marrin re rekomanduarit. Respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë

Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë