Ekskluzive/ Pedofili Abaz Doga, roja i shkollës, merrte pagën e një pedagogu universiteti (DOKUMENTI)

Ekskluzive/ Pedofili Abaz Doga, roja i shkollës, merrte pagën e një pedagogu universiteti (DOKUMENTI)

Abaz Doga dhe listë pagesa e rrogës së tij

Nuk kanë të përfunduar skandalet me çështjen e pedofilit të Kamzës Abaz Doga, i cili që prej muajit Maj 2020, është arrestuar nga prokuroria e Tiranës, për abuzim seksual me nxënëset e shkollës ku punonte si roje nate. Në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria e Tiranës për çështjen e skandalit seksual ku tre vajza dyshohet të jenë ngacmuar seksualisht nga Doga, hetuesit gjatë verifikimeve kanë zbuluar dhe një skandal tjetër. Nga kjo listë pagese, rezulton se për gati 7 vite e gjysëm, Abaz Doga, pedofili që ishte punësuar të ruante natën dy shkolla në Kamëz, paguhej me një rrogë të mirë nga bashkia Kamëz dhe Zyra Arsimore Kamëz. Nga ana tjetër ai abuzonte seksualisht me nxënëset e shkollave ku shërbente si roje.

Pagesa mujore e Abas Dogës, si roje shkolle, për çudi ka qënë sa e një pedagogu, ku për vitet nga janari 2012 deri në nëntor 2015, Abaz Doga është paguar nga Zyra Rajonale e Arsimit Kamëz, fillimisht me pagën bruto prej 54,970 lekë të reja duke vijuar deri në vitin 2015 me pagën bruto prej 60,719 lekë të rinj. Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se Abaz Doga, në muajin dhjetor 2015, ka hyrë në borderonë e Bashkisë Kamëz, pasi një pjesë e punonjësve të institucioneve shtetërore si roje, edukatore dhe pastruese i kaluan me VKM pushtetit lokal. Në dhjetor 2015, periudhë kur bashkinë e Drejtonte Xhelal Mziu i PD, pedofili Abaz Doga, vijonte të paguhej me pagën mujore bruto 60,719 lekë të reja. Ka pasur 1 muaj kur Abaz Doga, është paguar dhe 29,688 lekë të reja por dhe një muaj në shkurt 2018, kur Doga është paguar në shumën prej 68,880 lekë të reja.

Pagesa e fundit për Abaz Dogën, rojen pedofil të dy shkollave në Kamëz, ka kaluar në muajin Maj 2020 në shumën prej 49,357 lekë të reja bruto. Pikërisht në ditët e fundit të muajit Maj, Doga së bashku me tre persona të tjerë që dyshohet të kenë abuzuar seksualisht me nxënësen 15-vjeçare, është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Megjithëse komuniteti i nxënësve dhe mësuesve e dinin se ai ngacmonte seksualisht vajzat e mitura, rezulton se Doga nuk është shkarkuar asnjëherë nga puna, por ka vijuar të paguhet rregullisht. Në një përgjigje të kthyer nga bashkia Kamëz thuhet se:”…kryetari i bashkisë Kamëz me urdhrin nr.194, datë 27 Maj 2020 vendosi largimin nga detyra të Abaz Doga me motivacionin “…dalje në pension…”.

Më tej Bashkia e Kamzës thotë se Abaz Doga është punësuar pa kontrate qysh prej vitit 2012 e deri në momentin kur është larguar nga puna, ai ka qënë një punonjës pa kontratë. “…nuk disponojmë kopje të kontratës së punës me rojen në fjalë, pasi ai nuk është punësuar nga Bashkia Kamëz. Me urdhërin e keryeministrit datë 16 shtator 2015, pushtetit vendor i janë deleguar punonjësit mësimor të arsimit parashkollor (edukatore) dhe punonjësit ndihmës (sanitare dhe roje) në tetor 2015. Në momentin e transferimit të dosjeve të punonjësve të sipërcituar nga Zyra Arsimore Vendore Kamëz tek Bashkia Kamëz, në dosjen e Abaz Doga, nuk ka pasur kontratë pune…”-thotë bashkia. Hetimet për këtë çështje vijojnë nga prokuroria e Tiranës.

\Ndërkohë vajza e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht mbi 15 herë nga Abaz Doga, ndërkohë në telefonin e Abazit, prokuroria ka gjetur plot 19 video erotike, ku duket vajza teksa abuzohet seksualisht nga Abaz Doku, dhe tre personat e tjerë K.P, R.O dhe F.B. Sipas dosjes së prokurorisë dy nga materialet filmike i janë shitur Abas Dogës, në vlerën 2 mijë lekë të vjetra, nga dy djemtë R.O dhe K.P, të cilët kishin abuzuar së bashku me vajzën e mitur dhe aktin abuzues e kishin filmuar. Këto video kanë rënë në dorë të Abaz Dogës, i cili më pas ka filluar presionet dhe shantazhet seksuale, ndaj të miturës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 20/08/2020 18:47

    Bravo ta gezoje pensionin ishalla si bie sapuni ne banje.

    Përgjigju
  • sapa: 20/08/2020 07:26

    DMTH:paguhej nga i ashtuquajturi shtet shqiptar?

    Përgjigju
  • Iris: 20/08/2020 00:57

    Nuk e di nese kjo pagese e madhe eshte vetem per kete rast,apo te gjithe rojet e shkollave paguhen me page te ngjashme. N.q.s.te gjithe rojet kane pagesa te ngjashme,atehere eshte Brenda ligjit.Megjithate ,nje hollesi tjeter e vogel (ne dukje pa rendesi)me terhoqi vemendjen:Me beri shume pershtypje fakti qe kryetari i bashkise Kamez e ka larguar me motivacionin= <<DALJE NE PENSION>>.Normalisht per moshen dhe kur behet fjale per ndonje krim te vogel,pa rendesi eshte O.K.ta <<nxjerresh ne pension>>.Por ketu kemi te bejme me 8 krime shume te renda-(ngacmim seksual,perdhunim,pedofili,shperndarje videosh me permbajtje pornografike te nje minoreni,kercenim e shantazh ndaj viktimes,abuzim me detyren,fshehje te se kaluares me qellim fshehje te akuzave te mepareshme dhe per arsye perfitimi monetar.)Duket qartazi qe kryetari i bashkise eshte treguar shume i bute.Ne rast se ky vendim eshte marre para se te plaste skandali eshte O.K.,por nese ky vendim u morr me pas ,atehere kryetari i bashkise eshte treguar<<zemerbute>> dhe ka bere dhe vete shkelje.Motivacioni i sakte i heqjes nga detyra duhet te jete -PUSHIM NGA PUNA-per arsyet e siperpermendura.PO ta shkruante kete i heq mundesine per ndonje pune ne te ardhmen,pasi do ta kete shkarkimin dhe arsyet ne rezyme.Nuk besoj qe ky po doli nga burgu do rrije te dredhe zinxhiret.Duhet qe punedhenesit e mundshem ne te ardhmen ta dine te kaluaren e tij.

    Përgjigju
    • Luani: 20/08/2020 10:22

      Ekzakt. Kryetari i bashkise nuk duhet ta pushoje me arsyetimin e daljes ne pension. Ky nuk eshte pensionist i thjeshte, por njeri me rrezikshmeri shume te larte. Jo vetem burg, por duhet te kihet parasysh mos futet me ne asnje pune ku ka te beje me te mitur.

  • Bossi: 19/08/2020 21:27

    Skemi pa gjo akoma !! Rroft komandanti i legjonit te batalionit te aqif kapertonit hahaha horrorr

    Përgjigju
  • Agim Ferrmaca: 19/08/2020 20:10

    Edhe Bardh Lici me 4 klase shkolle puaguhej si pedagod ne nje shkolle te mesme profesionale ne Shkoder.

    Përgjigju
  • Ligji: 19/08/2020 19:24

    Akoma gjall esht ky verme?besoja qe zotrinjte qe Jane ne burg keto shpifesira nuk i falin

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/08/2020 18:45

    Këta kriminel i kan ndar së bashku viktimat e mjera

    Përgjigju
  • Po: 19/08/2020 16:37

    Shoku i te aratissurit nga kafazi i kopshtit zologjik aq...qe te dy manjak pdofil bravo bashkia kazma te rente me keta shpellar ..do te behet deputet miu..mziu

    Përgjigju
  • Ferd: 19/08/2020 15:32

    personat pergjegjes te dr arsimore Kamez dhe bashkise Kamez, para se te futen ne burg duhet te kthejne leket takspaguesve shqiptar. Turp per shtetin

    Përgjigju
  • Ali: 19/08/2020 15:24

    Dhe merita i shkon ........Drejtorit. Ai i dinte bemat e ketij kengetarit , në mos edhe drejtori eshte pedofil.

    Përgjigju
  • profesori: 19/08/2020 15:00

    Fhifeni mire se do kete disa diploma si ish kryetari Zhalal Qiziu, do kete edhe master dhe titull doktor profesor ne shkencat erotike-seksuale.

    Përgjigju
  • Jfkfkf: 19/08/2020 14:52

    Duket qe nuk ja keni idene sa paguhet nje pedagog e beni tituj idiote.

    Përgjigju
    • Lomi: 19/08/2020 16:20

      Sa mer pedagogu nuk e kom idene, po ky zhgarravina merka rrog sa i polic, ne jemi vend i cudirave.

    • Dajti: 19/08/2020 15:50

      Shikojeni mirê kêt fytyrê sepse pêrfaqson njeriun e ri demokratiks! Fytyra e shtetit shtrémbaluq tê shtrëmbaluqit qê ju harroftê emri!.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë