Ekskluzive/ Posta i gjen shtëpinë, Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave

TIRANE-Kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka dorëzuar zyrtarisht në policinë shkencore shenjat e gishtave. Pas letrës së dërguar në adresën bashkia Vorë, Report Tv mëson se e njëjta letër është dërguar më pas në adresën e tij në Prezë, ku ka shtëpinë. Më pas Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit kanë administruar gjurmët e gishtave më datë 3 shtator pas orarit zyrtar. Këto gjurmë do të krahasohen me ato që pritet të mbërrijnë nga Greqia ku është dërguar letërporosia me herët gjurmët e gishtërinjve u administruan nga të dhënat biomtrike për të vërtetuar nëse Kajmaku ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit që dorëzoi para kandidimit për kryetar bashkie, ku fitoi në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Por përse fillimisht Kajmaku nuk dha shenjat e gishtave? Për këtë cështje lindi edhe një përplasje në distancë me deklarata mes prokurorisë së përgjithshme dhe postës shqiptare. Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se Kajmakut iu dërgua një kërkesë të dorëzojë gjurmët e gishtërinjve, por shtoi se nuk mbërriti për shkak se shërbimi postar ngatërroi adresë. Për këtë shkak, njoftoi prokuroria shenjat e gishtërinjve të Kajmakut që u dërguan në Greqi janë administruar përmes pasaportës.

Por këtë pretendim Posta Shqiptare e hodhi poshtë duke thënë se 'porosia' për Kajmakun nga Prokuroria e Përgjithshme është dorëzuar në destinacion brenda 72 orësh dhe nuk ka pasur ngatërresë. Sipas tyre kjo është lehtë e verifikueshme pasi është firmosur nga sekretaria e bashkisë së Vorës. Në këtë përplasje, PD-ja gjeti fajtorin, që sipas saj është Arta Marku, drejtuese e prokurorisë së përgjithshme, që për Bardhin ka qëllim mbrojtjen e Agim Kajmakut, por letra u dërgua edhe në banesën e tij në Prezë ku u morën shenjat e gishtave duke i dhënë fund debatit.

Lidhur me Kajmakun PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person. Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku. Por për t'i dhënë fund debatit pritet përgjigja nga Greqia për të vërtetuar kush gënjen, Kajmaku apo PD-ja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr