Prokurori pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Bujar Sheshi, do të paraqitet sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e prokurorit Sheshi përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa. Bujar Sheshi njihet si prokurori i dosjes së ish-zv/kryeministrit, Ilir Meta, sot President i Republikës. Në vitin 2012, prokurori Sheshi i kërkoi Gjykatës së Lartë dënimin e Metës me dy vite burg, me akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror, bazuar në videon e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Nga ana e saj, Gjykata e Lartë rrëzoi akuzën e Prokurorisë, duke e shpallur ish-zv/kryeministrin të pafajshëm. Ndërkaq, Shqiptarja.com publikon pasurinë e plotë të deklaruar nga Prokurori Sheshi që nga viti 2003, kohë kur ka nisur për herë të parë deklarimi i pasurive nga zyrtarët në Shqipëri. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori posedon tre banesa, një përfituar nga privatizimi, një nga dhurimi dhe një trashëgimia. Konkretisht, prokurori Sheshi në vitin 2003 deklaron një parlament 2+1, përfituar nga privatizimi, ku nuk jepet as sipërfaqja dhe as vlera. Në vitin 2012, deklaron një banesë 2+1, me sipërfaqe 160 m2, në bashkëpronësi me djalin e xhaxhait, lënë me testament nga halla. Sheshi posedon 50 % të banesës njëkatëshe. Ndërkaq, në vitin 2016, prokurori Sheshi deklaron një apartament 1+1 në Tiranë, në bashkëpronësi me vëllain. Apartamenti është lënë trashëgim pas ndarjes nga jeta të prindërve. Gjithashtu, prokuroi deklaron dy makina me vlerë 600 000 lekë dhe 900 000 lekë. Sa i takon të ardhurave, Sheshi deklaron rrogën vjetore si prokuror që varion deri në 2 milionë lekë, pagën e bashkëshortes, pensionin e nënës dhe nga viti 2010 të ardhura nga statusi i ish-pronarit për shkak të bashkëshortes.

Pasuria e prokurorit Bujar Sheshi

Viti 2003

Apartament 2+1, përfituar nga privatizimi

Makinë ‘Audi’, 600 000 lekë

Paga nga Prokuroria e Përgjithshme 1 530 000 lekë

Viti 2004

Makinë 900 000 lekë

Paga vjetore 1 482 000

Paga e gruas, 420 000 lekë

Pensioni i nënës, 102 000 lekë.

Viti 2005 (nuk deklaron asgjë)

Viti 2006

Paga si prokuror, 1 574 230 lekë.

Viti 2007

Paga si prokuror, 1 642 375 lekë.

Viti 2008

Paga si prokuror, 1 807 391 lekë.

Paga e bashkëshortes si ekonomiste në DSSH, 721 934 lekë.

Viti 2009

Paga si prokuror, 1 836 761 lekë.

Paga e bashkëshortes, 556 886 lekë.

Viti 2010

Kursime nga paga, 1 000 000 lekë

Përfituar nga statusi i ish-pronarit nga bashkëshortja, 1 680 000 lekë

Paga si prokuror, 2 040 321 lekë

Paga e bashkëshortes, 990 997 lekë

Pensioni i nënës 154 270 lekë

Viti 2011

Kursime nga paga, 800 000 lekë

Përfituar nga statusi i ish-pronarit nga bashkëshortja, 1 159 500 lekë

Paga si prokuror, 1 948 000 lekë

Paga e bashkëshortes, 868 790 lekë

Pensioni i nënës 160 000 lekë

Viti 2012

Banesë 2+1, me sipërfaqe 160 m2, në bashkëpronësi me djalin e xhaxhait, pjesa 50 %, lënë me testament nga halla.

Përfituar nga statusi i ish-pronarit nga bashkëshortja, 750 000 lekë

Kursime për vitin 2012, 300 000 lekë.

Paga si prokuror, 1 795 172 lekë

Paga e bashkëshortes, 817 322 lekë

Pensioni i nënës 160 000 lekë

Viti 2013

Përfituar nga statusi i ish-pronarit nga bashkëshortja, 740 000 lekë

Kursime nga pagat, 200 000 lekë. 

Paga si prokuror, 1 704 657 lekë

Pensioni i nënës 160 000 lekë

Viti 2014

Kursime nga pagat, 100 000 lekë. 

Paga si prokuror, 1 611 072 lekë

Pensioni i nënës 160 000 lekë

Paga e bashkëshortes, 734 712 lekë

Viti 2015

Regjistruar në ZRPP një dhomë shtesë anësore, ndërtuar që në vitin 1998, si pjesë e parlamentit 2+1.

Përfituar nga statusi i ish-pronarit nga bashkëshortja, 450 000 lekë

Bashkëshortja Aida Shehi, nga marrëdhënia me...., ka përfituar 15 372 lekë.

Bashkëshortja interesa nga blerja e bonove të thesarit, 12 407 dhe 15 565 lekë. 

Paga si prokuror, 1 684 228 lekë

Pensioni i nënës 160 000 lekë

Paga e bashkëshortes, 756 444 lekë

Viti 2016

Të ardhura nga paga, 1 816 511 lekë.

Kaluar në bashkëpronësi me vëllain apartament banimi 1+1 në Tiranës, lënë trashëgim pas ndarjes nga jeta të prindërve.

Bashkëshortja paga si ekonomiste tek OSHE, 869 864 lekë.

Kësti për kompensimin e pronës, 1 000 000 lekë.

Djali llogari në BKT, 2 700 lekë.