EKSKLUZIVE/ Ramiz Alia: Të
qëllohet mbi shkelësit e kufirit

EKSKLUZIVE/ Ramiz Alia: Të<br />qëllohet mbi shkelësit e kufirit
Nëse një kufitar qëllon dhe vret një shkelës në kufi ai nuk është fajtor. Ku mund ta dijë ai që shkelësi nuk është një trafikant droge ose një vrasës?... Me këto fjalë shprehet Ramiz Alia në një mbledhje në Komitetin Qendror me 23 korrik 1990, ndërsa flet për vrasjet në kufi dhe rrezikun që i kanosej pushtetit komunist pas ngjarjeve të ambasadave. Koriku i 1990 mund të ketë qenë një prej muajve më të vështirë të qeverisjes për Aamiz Alinë. Pas ngjarjeve të ambasadave dhe trazirave në Kavajë, Shkodër e gjetkë, ishin marrë të gjithë masat për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Siç edhe e thotë shpesh në disa mbledhje në Komitetin Qendror gjatë verës së 1990, komunizmi po kalonte ditët më të vështira dhe rrezikonte të zhdukej.

Për këtë arsye Ramiz Aliaj bënte thirrje për ti bërë ballë këtij rrënimi me çdo mjet. Dokumenti që sjellim sot, është një procesverbal i mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror i datës 23 korrik 1990, ku Ramiz Alia bën një skaner të gjithë vështirësive, me të cilat po përballej pushteti komunist në vitin 1990. Ai e sheh shpëtimin dhe daljen nga kjo situatë përmes përfshirjes së të rinjve, studentëve dhe intelektualëve të cilët duheshin ingranuar për të mbrojtur pushtetin dhe për të luftuar ata që ai i quan “armiqtë e vendit”.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg