EKSKLUZIVE/ RENEA bastis banesat ku dyshohet se fshihet vrasësi i policit, Report Tv sjell pamje të operacionit në Hoxharë të vjetër

Forcat RENEA vijojnë kontrollet për të arrestuar autorin e vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenaliaj. Momentalisht kërkimet e FNSh-së e RENEA-s janë përqëndruar në  fshatrat afër vendit ku Azgan Mërnica ka braktisur makinën pasi kreu dhe vrasjen.

Report Tv sjell ekskluzivisht momentet e operacionit kur RENEA kontrollon një banesë në fshatin Hoxhare e vjetër. 

Gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com, Armand Xhelili thotë se kontrollet janë përqëndruar në fshatrat Hoxharë e Vjetër, Apolloni, Radostinë, Sulaj, në një rreze prej 5 km në vijë ajrore nga vendi ku autori ka braktisur makinën pas vrasjes së efektivit mesditën e 13 majit 2024.

Burimet nga policia bëjnë me dije për Report Tv se 23 vjeçari ka pasur me vete 2 telefona, njërin që e ka lënë atë në makinë dhe njërin që e ka hedhur në një tokë bujqësore. Të dy telefonat janë gjetur nga policia.

Lajmi ne perditesim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
RENEA në gatishmëri me snajper, vëzhgime edhe me dron, vijojnë kontrollet për kapjen e vrasësit të policit në Fier

RENEA dhe efektivët e policisë po vijojnë kontrollet për autorin e vrasjes së policit, Novruz Cenalia. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 23-vjeçari Azgan Mërnica, për të cilin kontrollet po vijojnë në disa fshatra të Fierit.

Report Tv sjell pamje nga kontrollet në fshatin Radostinë, ku forcat RENEA janë në gatishmëri me snajper, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe nga ajri me dron.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’

Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’