TIRANE- Një ankand i stërzgjatur, i zhvilluar në Kombinatin Ushtarak të Poliçanit, për një skrap shumë të çmuar, siç është ai i mbeturinave të fishekëve e predhave, ka rezultuar me shpalljen fituese të një kompanie që ofronte më pak, por që ka “dirigjuar” procesin nga fillimi në fund.
Gazeta Shqiptarja.com e cila disponon ekskluzivisht dokumentet përkatëse, shkruan sot se ankandi për shitjen e 62.7 tonëve skrap të metaleve me ngjyrë ka përfunduar me shpalljen fituese të kompanisë “Scholz” dhe u skualifikua Ku &KO e cila ofroi më shumë.
Kjo ka ndodhur, ndonëse kompania “Scholz” ka ofruar fillimisht, në fazën e parë, një shifër shumë më të lartë se të tjerët si ofertë ekonomike, për ta fituar përfundimisht tenderin me aq, sa ishte vlera fillestare e ankandit.
Në gazetën print të Shqiptarja.com do të mund të lexoni historinë e tenderit të fituar nga Scholz Albania që administrohet nga 2 persona me origjinë sllave, dhe që ofroi më pak, si dhe keni faksimile të dokumenteve të siguruara ekskluzivisht nga kjo gazetë. Bli gazetën online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com