Njeriu me shumë afrimitet me ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun aktual të PD Lulzim Basha, rezulton debitor i një kredie të marrë në “Union Bank” me vlerën 3.3 milion euro. Si pasojë e mospagimit të kësaj kredie në 13 mars gjykata e Tiranës ka vendosur nxjerjen e urdhërit të ekzekutimit të pasurive që ishin në emër të Damir Fazlliç dhe dy kompanive të tij, qipriotes “Alpha” Sh.p.k dhe “Crawn Acquisitions”.
Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së mësipërme është marrë në 28 prill 2015 nga përbaruesi Edvin Malotaj që vepron në kompaninë “Strati Baliff Service”. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e sekuestros konservative,që bllokon pasurinë e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç.
