EKSKLUZIVE/ Shërbimet sekrete: Gjyqtari Ken Dhima 4 vite korrupsion, gjyqtarja Mimoza Brahimi lidhje me krimin e organizuar

EKSKLUZIVE/ Shërbimet sekrete: Gjyqtari Ken Dhima 4 vite korrupsion, gjyqtarja Mimoza Brahimi lidhje me krimin e organizuar

Ken Dhima dhe Mimoza Ibrahimi

Në korrik të vitit 2021, Komisioni i Vetingut shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, pasi nuk justifikonte me burime të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 600 mijë USD. Trupa gjykuese mbylli hetimet për Ken Dhimën vetëm për kriterin e pasurisë, pasi gjetjet ishin të mjaftueshme për vendimin ndaj gjyqtarit, duke mos humbur kohë për kriterin e figurës dhe profesionalizimit. 

Shqiptarja.com ka siguruar një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në të cilin thuhet se gjyqtari Ken Dhima është përfshirë në shpërdorim detyre dhe ndërveprim korruptiv gjatë viteve 2015, 2017, 2018 dhe 2020, duke favorizuar persona të caktuar në këmbim të përfitimeve të paligjshme. 

Në raportin e bazuar në informacionet e mbledhura edhe nga shërbim sekret, flitet edhe për një avokat, i cili ka luajtur rolin e sekserit mes gjyqtarit Kem Dhima dhe palëve në proces gjyqësor. Avokati ka ndikuar në mënyrë të paligjshme tek gjyqtari për favorizim të një shtetasi në këmbim të përfitimit të paligjshëm. Sipas raportit, Ken Dhima ka kontraktuar edhe një inspektor të ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke i sugjeruar këtij të fundit që t’i mbulonte disa mangësi gjatë kontrollit. 

Gjyqtarja e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo), e njohur ndryshe edhe si gjyqtarja e skandalit ‘Duty Free’ dhe objekt i dy raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit, vendosi të mbyllë në mënyrë të palavdishme karrierën 20-vjeçare në drejtësinë shqiptare, duke shmangur kësisoj përballjen me Komisionin e Vetingut. Mimoza Brahimi (Kajo) dha dorëheqjen nga drejtësia në gusht të vitit 2021. 

Sipas një raporti të shërbimeve informative, i siguruar nga Shqiptarja.com, Mimoza Brahimi (Kajo) ka lidhje të forta me perona të përfshirë në krim të organizuar. Duka analizuar lidhjet e faktuara të ish gjyqtares me botën e krimit, në raport ngrihen dyshime për implikimin e Mimoza Brahimit në veprimtari të paligjshme. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alket: 02/06/2022 08:20

    Dyshimet mbeten dyshime, sidomos kur vijne nga zyrat ne varesi te vendit ku gjoja nisi reforma ne drejtesi, qe te mbrojne veten.

    Përgjigju
  • Ganiu: 02/06/2022 07:41

    Arrestojini cfare PRISNI. .....

    Përgjigju
  • Era: 01/06/2022 18:29

    Si i kemi këta personazhet e drejtësisë, njërin më këllirë se tjetri. Në ujërat e zeza gjen më pastërti.

    Përgjigju
    • tezja: 02/06/2022 06:16

      Llumi i shoqeris

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë