1 në 4 shoferë të përfshirë në aksidente në 2025-ën, u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos u shqetësuar as për pasojat dhe as për t’i ofruar ndihmën e parë të lënduarve të mundshëm. Shifrat janë në përkeqësim nga viti 2024, ku raporti ka qenë 1 me 5.
****
Një makinë “Mercedes Benz” nuk ndaloi në vendngjarje në zonën e Treshit në Tiranë, kur përplasi për të dytën herë të miturin 7-vjeçar, i shtrirë përdhe’, pasi sekonda më parë e kishte shtypur një tjetër makinë, mw
Shoferja, pasi shtyp fëmijën kalon në të djathtë të rrugës dhe largohet, duke mos zbritur nga makina për t’i dhënë ndihmën e parë të miturit. Ky veprim, rrezikon t’i shtojë asaj edhe një vepër penale, përveç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, edhe largim nga vendi i aksidentit. Përkatësisht, të dyja veprat penale i rrezikojnë burgun, e para nga 2 deri në 10 vjet dhe e dyta nga gjobë deri në 1 vit burg.
Si ajo, edhe të tjerë shoferë veprojnë shpesh në të njëjtën mënyrë, duke u larguar nga vendi i aksidentit, me qëllimin e vetëm për t’i shpëtuar policisë, dhe pa u shqetësuar për pasojat e ngjarjes dhe të lënduarit që mund të kenë nevojën e ndihmës së shpejtë.
Shifrat që Report Tv ka siguruar flasin për një numër të lartë të shoferëve që pasi përfshihen në aksidente, largohen nga vendngjarja.
Përgjatë vitit 2025 rezultojnë të jenë regjistruar në 12 qarqet e vendit, 1375 aksidente. Në 341 raste shoferët janë larguar nga vendngjarja. Thënë ndryshe, 25% ose një e katërta nuk kanë ndaluar pas ngjarjes.
Krahasuar me vitin 2024, situata të ngjashme kanë pësuar një rritje të lehtë.
Numri i përgjithshëm i aksidenteve ka ardhur në ulje. Edhe shifrat për muajin Janar konfirmojnë këtë tendencë, me 96 raste ose 23 përqind më pak se e njejta periudhë e vitit të shkuar. Sërish grupë-mosha 25-34 vjeç është kategoria më e përfshirë në aksidente.
2024: 1666 aksidente 334 të larguar
Komente












1 ne 4 posi. Statistika eshte per cdo lloj aksidenti, pra dhe per rastet me pasoje vetem gervishtje automjeti. Nqs do nxirrni statitistika per aksidentet ku shtypen njerezit, mund te jete 100% ose aty prane rastet qe jane larguar shoferet. Turp!
PërgjigjuNormale qe ikin,se po ndalove ke faj ske faj do arrestohesh,
PërgjigjuRrace e felliqur
Përgjigju