I emëruari nga Meta në Gjykatën Kushtetuese nuk u shkarkua vetëm për pasurinë, por edhe për pastërtinë e figurës, lidhja me personin që ishte përfshirë në konflikt me armë u zbuluar 14 muaj pasi Muçi kishte kaluar me sukses shkallën e parë të Vetingut

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje me votë unanime të shkarkojë nga detyra Besnik Muçin, i emëruar disa ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, jo vetëm për mosjustifikimin e një pjesë të pasurisë, por edhe për shoqërinë me një person problematik. “Kolegji vlerëson se marrëdhëniet shoqërore me shtetasin A. L, i përfshirë në një konflikt me armë zjarri, fakt i njohur publikisht dhe i botuar edhe nga mediat, privilegjet në blerjen e një apartamenti dhe favoret në mosshlyerjen e huasë ndaj këtij shtetasi kanë sjellë cënimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë”. Ky element duket se e ka shtuar bindjen e trupit gjykues se Besnik Muçi ka cenuar besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. Po si dhe kur u zbulua lidhja e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me këtë personazh, i cili sipas Kolegjit i ka ‘njollosur’ figurën subjektet? Çfarë thuhet në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për Besnik Muçin?

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka kryer kontrollin e figurës Besnik Muçit, me anë të verifikimit të deklarimeve dhe të dhënave të tjera, me qëllim identifikimin nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar. DSIK i ka dërguar një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konkluduar mbi “Përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës së subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Muçi”. Kjo përgjigje reflektohet në vendimin e turizës gjykuese të KPK, të datës 1 gusht 2018, ku Besnik Muçi konfirmohet në detyrë. Si përfundim, trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi ka konkluduar se Muçi ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës.

Dyshimet e para mbi pastërtinë e figurës së Besnik Muçit shfaqen 14 muaj më vonë, në tetor të 2019. Në 1 tetor 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në vijim të vendimit të ndërmjetëm, administron një provë të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për marrëdhëniet shoqërore të Besnik Muçit, me shtetasin A.L, i përfshirë në një konflikt me armë zjarri. Komisioneri Publik, që është edhe institucioni që ka kërkuar shkarkimin e Muçit në Kolegj, përmes një shkrese të datës 18 tetor 2019, se personi me të cilin ka marrëdhënie shoqërore Besnik Muçi ‘nuk përmbushi kushtet për t’u cilësuar si person i përfshirë në krimin e organizuar e, për rrjedhojë, të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e të vetme, në vlerësimin e kriterit të figurës për subjektin e rivlerësimit”.

Megjithatë, Komisioni Publik, shton se “se ky informacion, në konsideratë të raportit dhe të marrëdhënieve të pranuara edhe nga vetë subjekti i rivlerësimit, gjatë hetimit administrativ të

Komisionit, sikurse dhe nga rrethanat e dala nga vlerësimi i kriterit për kontrollin e pasurisë, ku provohet se subjekti ka pasur marrëdhënie interesi dhe pasuror me personin tjetër të lidhur, që rezulton i proceduar penalisht, shtetasi *.*, sikurse deklaron dhe në deklaratën Vetting, detyrim ndaj këtij shtetasi në vlerën 21.000 euro, mund të shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nën presionin e strukturave kriminale, në referim të nenit 37, germa “c”, të ligjit nr. 84/2016”.

Parashtrimet e Komisionerit Publik për Besnik Muçën