Ekskluzive/ "Si e vrau sampisti 
 protestuesin në Kavajë më '90"

Ekskluzive/  protestuesin në Kavajë më '90"">
TIRANE- Kjo është pjesa e dytë e dokumentit sekret që zbardh mbledhjen e byrosë politike të datës 14 korrik 1990, e mbajtur kryesisht për ngjarjet shqetësuese të 2 korrikut në ambasada dhe për trazirat e 4 korrikut në Kavajë. Pas fjalës së mbajtur nga Ramiz Alia, të cilën e botuam të plotë dje në Shqiptarja.com, sot sjellim dialogjet mes Ministrit të Brendshëm Hekuran Isai dhe Ramiz Alisë për këto ngjarje që i kishin vënë në vështirësi të pazakontë udhëheqësit komunist. Në këtë pjesë të dytë Ministri i Brendshëm Hekuran Isai raporton për ngjarjet në Kavajë, duke shtjelluar se trazirat në atë qytet kanë nisur që në fund të janarit.

Duke analizuar të gjithë ngjarjet e muajve janar, shkurt, mars, e deri në ngjarjet e fundit të korrikut, Hekuran Isai ndalet gjerësisht në analizën e trazirave që ndodhen me 4 korrik menjëherë pas ndeshjes Gjermani-Angli, trazira që vijuan edhe në ditët në vijim. Me 10 korrik ndërsa forcat speciale ishin dërguar në Kavajë për të arrestuar një varg personazh të dyshimtë, pas një rezistence dhe përplasjeje me një grup të rinjsh, një sampist ka nxjerrë armën dhe ka vrarë njërin prej protestuesve...Nga kjo ngjarje, situata agravohet më tej në Kavajë... Ja ëfarë raporton Hekuran Isai në mbledhjen e Byrosë Politike për këto trazira.

SHOKU PALI MISKA: Më mirë le të qëndrojë në Tiranë.
SHOKU RAMIZ ALIA: Kam marrë dhe mendimin e shokëve që Mehmet Elezin mund ta çojmë sekretar partie në Vlorë për çështjet e propagandës. Këta shokë janë të rinj, prandaj është mirë që të kaliten me punën e Partisë. Atij nuk i kam thënë ende asgjë, por jam i mendjes që tani nuk ka kohë më për shumë biseda. Çështja është që secili duhet të bëjë punën e Partisë, të shkojë ku ta çojë Partia, sot lipset tjetër militantizëm. Ky është mendimi im, po sidoqoftë shokët le të shprehin mendime.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg