Ekskluzive/ Si u dëbua Kokona
pas trazirave në liceun e Korçës

Ekskluzive/ Si u dëbua Kokona<br />pas trazirave në liceun e Korçës
TIRANE- Katër dokumente të reja vijnë sot si dëshmi e trazirave në Korçë menjëherë pas festimeve të pavarësisë me 28 nëntor 1939. Kush i kishte organizuar, cilët ishin antifashistët? Pas emrave të publikuar në dokumentet që sollëm dje ekskluzivisht, shfaqet sot edhe emri i Vedat Kokonës.

Dokumenti i parë, një telegram i nisur nga Korça, i cili njofton se nga profesorët e raportuar si nxitës të protestave nuk ishin transferuar ende Masar Shehu e Loni Kristo, ndërsa njoftohet më tej se rezultonte i implikuar në këto ngjarje edhe Vedat Kokona si stërvitës i studentëve, të cilët kishin kënduar ditën e protestës poezi kombëtare.

Dokumenti i dytë është një telegram i Ministrisë së Arsimit për Ministrinë e Brendshme, ku njoftohet se është marrë me kohë masa kundër profesorëve Masar Shehu e Loni Kristo, ndërsa Vedat Kokona ishte shpërngulur në Tiranë.

Ndërsa dy dokumentet e tjera të datave 22 dhe 23 janar 1940 dëshmojnë se ngjarjet kanë percepituar në Korçë, ku liceistët kanë shfaqur rebelimin e tyre dhe kanë kundërshtuar përshëndetjen fashiste.  Përplasjet kanë ngjallur shqetësim deri në rangjet e larta shtetërore, duke u njoftuar se në Korçë do të shkonte vetë ministri i Arsimit Ernest Koliqi, për të siguruar një zgjidhje për këtë problem.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik