Ekskluzive/ Sipërmarrja në Shqipëri kërkon 35 mijë punonjës! Fasoneria, turizmi e ndërtimi në ‘alert’! Gati 6 mijë të huaj u punësuan këtë vit

TIRANE- Bumi turistik i këtij sezoni në Shqipëri, me shifra të panjohura më parë, nxori edhe më shumë në pah mungesën e punëtorëve në sektorin e turizmit. Sipas shifrave zyrtare që Report Tv ka siguruar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, biznesi i Akomodimit dhe Shërbimit ushqimor shpalli mbi 5500 vende të lira pune përgjatë shtatë muajve (16% e totalit të vendeve të shpallura të lira), nga janari deri në korrik të këtij viti (2023).

JANAR-KORRIK 2023, FASONERIA 12.600 VENDE TË LIRA PUNE

Por thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, ndjenë kriza e punonjësve, që këtë vit, është thelluar edhe më shumë. Nëse në 2022-shin kishte nevoja për 17 mijë e 500 punonjës, këtë vit sipërmarrjet në vend, sipas Agjencisë së Punësimit, po kërkojnë afro 35 mijë punonjës, pra 50% më shumë nevoja për staf.

Rekordin për mungesa të punëtorëve gjatë 7 mujorit të 2023, e mban sektori i industrisë përpunuese, ku bën pjesë biznesi fason, i cili ka shpallur rreth 12.600 vende të lira pune (36% e totalit). Pjesa tjetër e vendeve bosh nëpër biznese i përkasin sektorit të tregtisë me rreth 4500 mungesa (13% e totalit), ndjekur nga ndërtimi dhe fushat e tjera të ekonomisë.

VENDET E LIRA TË PUNËS SIPAS SEKTORËVE
Industria përpunuese 36%
Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 16%
Tregtia me shumicë dhe pakicë 13%
Aktivitete të tjera shërbimi 10%
Ndërtimi 8%

Në kushtet e mungesës së punonjësve brenda në Shqipëri, shumë biznese i janë drejtuar tregut të huaj. Janë mbi 9 mijë aplikime që kanë bërë shtetasit e huaj në Shqipëri për leje pune nga janari deri më tani, nga të cilat Agjencia ka pranuar 5,799 aplikime. Këta shtetas vinin kryesisht nga Turqia, Bangladeshi, India, Nepali dhe Italia.

SHTETASIT E HUAJ ME LEJE PUNE NË SHQIPËRI
15% Turqia
14% Bangladeshi
12% India
9% Nepali
7% Italia

Shumica e këtyre punonjësve të huaj janë përqendruar pikërisht në sektorët që kanë më shumë vakanca. Referuar shifrave 23% prej tyre janë punësuar në industrinë përpunuese, 14% punojnë në fushën e turizmit dhe pjesa tjetër janë në ndërtim dhe aktivitete të tjera ekonomike.

TË HUAJIT E PUNËSUAR SIPAS SEKTORËVE
23% në industrinë përpunuese
14% në akomodim dhe shërbim ushqimor
8% në aktivitete të tjera shërbimi
8% në ndërtim

Ndërkohë ekspertët e tregut të punës por edhe qeveria thonë se duhet të rritet niveli i pagave që bizneset të mos vuajnë për punonjës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 19/09/2023 18:39

    Ti moj e shfrytezuara Te reine ne shtepi mire thua .po Te pu nojne. Pstruese pse thua

    Përgjigju
    • Polici: 20/09/2023 09:47

      Në fund të futin një të arrestume si pastruese që ke vjedh 500million dollar

    • Edushi: 19/09/2023 22:19

      Pastruse ka me shum lek dhe nuk rrobtohesh. Shko provoje nje here

  • E Shfrytezuara: 19/09/2023 16:18

    Me aq lek sa paguani per ate pune te rende, nuk ja vlen as ta mendosh. Gra, rrini shtepi, filloni diku pastruese do jeni me te nderuara.

    Përgjigju
  • sokoli: 19/09/2023 15:20

    Riteni pagat se nuk punojnë në nje vend ku çmimet jan më shtrenjtë se vendet e Evropës dhe pagat si në afrikë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb