Ekskluzive/ Tempo, 3 ultimatume
Enver Hoxhës për Dibrën e Madhe

Ekskluzive/ Tempo, 3 ultimatume<br />Enver Hoxhës për Dibrën e Madhe
TIRANE - Me 13 shtator 1943, nga Dibra e madhe, Svetozar Vukmanović-Tempo, përfaqësuesi personal i Titos në Maqedoni, dhe anëtar I Komiteitt Qendror të PKJ-së, shfaq rebelimin ndaj Shtabit të përgjithshëm shqiptar. Ai ishte i pakënaqur me Haxhi Lleshin dhe vendimet e tij  në zonën e Dibrës dhe pretendon në letrën e tij se udhëheqja shqiptare nuk po i përmbahej paktit që kishte nënshkruar.

Pasi i shpjegon të gjithë përplasjet që ka pasur me Haxhi Lleshin, Tempo shkruan se ka shpallur 3 urdhëra të cilët kërkon të zbatohen me rreptësi nga pala shqiptare. Arsyet e acarimit duket se kanë nota nacionalizmi, por edhe mosbindje në rangje ndrejtuese. Lleshi duket se nuk i bindet palës maqedonase, për asgjë, jashtë urdhërave që merr nga udhëheqja e PKSH-së. Në letrën e tij Tempo shkruan ndër të tjera: “Un kam qenë i detyruem me lut  Haxhi Lleshin dhe shokët për armë dhe memzi tue lypë kam arrijt me tërhjek nji pakicë. Situata ka qenë e tillë që  në ndamjen e plaçkës  jo vetëm se nuk kemi qenë  dy parti vllaznore por as aleat. Kemi qenë lypsa dhe zotnij… Gjithashtu pushtetin në Dibër e vendos Haxhi Lleshi dhe shtabi i tij. Komiteti Nac-Çl. thotë se mban lidhje me ju dhe vendos pushteti shqiptar. Nuk lejon që të valojë flamuri makedon pse s’ka direktiva nga ju, etj”…

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit