Dy ndeshje prej kampionësh në Champions League kanë ndryshuar tërësisht politikat e klubit të Tiranës për talentin Ernest Muçi. 19-vjeçari që karrierën e nisi si numër 10 tashmë është shndërruar në sulmuesin kryesor të bardhebluve pas largimit të Ngoo-s.
Para se të luheshin dy ndeshjet eliminatore të Champions League, presidenti i Tiranës Refik Halili, kishte deklaruar 'se për futbollistin ka skuadra që janë gati të pagujnë 500 mijë euro'. Tani vlera e tij me siguri është shtuar dhe këtë e tregoi më së miri edhe vlerësimi që trajneri serb i Crvena Zvezdës Dejan Stankovic i bëri pas ndeshjes në 'Air Albania'.
Vetë lojtari më herët është shprehur se dëshiron të luajë jashtë, në një kampionat më të fortë, pasi ëndrra e tij për të qenë pjesë e Tiranës është përmbushur që 16 vjeç. Gjithsesi pavarësisht se ky dukej viti perfekt gjasat janë shumë të mëdha që ky kalim të mos ndodhi.
Burime të 'Report Tv' bëjnë me dije se klubi i Tiranës ka ndryshuar strategji për futbollistin. Kampionët e Superligës duan të mbajnë 19-vjeçarin në skuadër, me qëllim që sezonin e ardhshëm të shitet akoma edhe më shtrenjtë. Ndikim në kët vendim kanë patur edhe të ardhurat e majme që bardheblutë kanë marrë nga UEFA për pjesmarrjen në Kupat e Europës. Deri më tani 1.2 milionë euro të sigurta.
'Report Tv' kontakoi me vetë futbollistin, që u tregua diskret dhe fjalë pak, por që konfirmoi se këtë verë vështirë se lëviz. I pyetur nëse do transferohet në një kampionat tjetër, duke parë kërkesat në treg, ai u shpreh: 'Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ende nuk është vendosur'.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1616
Lajme të tjera
-
Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson
26 Prill, 18:29
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32