Ekskluzive/ Topalli zbardh takimin me ambasadoren e SHBA-së dhe tregon nëse ajo e motivoi për partinë e re

Për Report Tv, ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Nuk ka preferuar të tregojë se kush ka qenë ajo që ka kërkuar takimin, por megjithatë është shprehur se kanë diskutuar për shumë çështje.

Pak muaj më parë u bë publik në të gjitha mediat një lajm se ju kishit pasur një takim me ambasadoren e SHBA-ve zonjën Juri Kim, në Tiranë. A është i vërtetë një informacion i tillë dhe nëse po, për çfarë diskutuat?

Kemi diskutuar shumë gjatë për të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, për të ardhmen e vendit tonë dhe për nevojën për të pasur një vend, i cili ka nevojë për një qeveri që del nga vota e lirë, ka nevojë për një opozitë që nuk tradhton misionin e saj, ka nevojë për të luftuar korrupsionin, ka nevojë për të pasur një administratë që t’u shërbejë qytetarëve, ka nevojë për t’u dhënë shpresë të rinjve.

Ishte ambasadorja Juri Kim një nga iniciueset apo mbështetëset e para që ju të ktheheni në politikë dhe të keni forcën tuaj politike?

Jo, nuk mund ta them këtë. Nuk qëndron një gjë e tillë. Biseda ka qenë e gjerë, parimore dhe për zhvillimet, por nuk ka lidhje as me iniciativat personale, as me rastin në fjalë.

Takimin e kërkuat ju apo zonja Kim?

Mendoj se është më korrekte po të mos jap përgjigje.


Lajmi kryesor:

Topalli për Report Tv: Në 25 prill do garoj në Tiranë! Partia ime, një lëvizje proteste kundër Bashës, Ramës e Metës! Çfarë më tha Yuri Kim në takimin që patëm


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja