Valbonë (Tropojë) – Klihidi, Klajdi dhe Kleo Selimaj janë trinjakët që lindën në 28 Nëntor 2012, pikërisht në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Një vit më pas në 101-vjetorin e Pavarësisë, tre vogëlushët mbushën 1 vit. E ëma e vogëlushëve pohon me shaka se Klihidi është më çapkëni, Kleo fle më pak kurse Klajdi është qaramani.
Përpos kënaqësisë së të ëmës për ‘3 dhuratat’ e saj dhe gëzimit se ditëlindja e tyre përkon me ditën e Pavarësisë, trenjakët jetojnë në kushte mjaft të vështira jetese. Televizioni A1 Report dhe emisioni Urbanika udhëtuan drejt familjes Selimaj për të parë problematikat të cilat has kjo familje.
Shtëpia ku ata jetojnë përballet me acarin e të ftohtit në Valbonë të Tropojës dhe lagështira e mureve të banesës ‘kërcënon’ çdo ditë shëndetin e vogëlushëve.
E ëma e tyre bën apel për ndihmë, pasi sipas saj, nuk është e lehtë të rritësh trinjakë në kushte të vështira jetese.

(Foto: Trenjakët Klihidi, Klajdi dhe Kleo Selimaj)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com