Ekskluzive/ U hoqi licencat, Banka e Shqipërisë ‘merr në dorë’ fatin e kredimarrësve të MCA dhe FINAL! Çdo dosje administrohet nga ‘Mbikëqyrja’

Pasi ju pezulloi licencën për shkak të skemave të mashtrimit të qytetarëve, Banka e Shqipërisë ka marrë në mbikëqyrje zyrat dhe dosjet e klientëve të Micro Credit Albania dhe të Final. Në zyrat e Micro Credit Albania dhe të Final, tashmë ndodhen punonjësit e Bankës së Shqipërisë, që do të regjistrojnë të gjitha ankesat që do të bëhen nga qytetarët, si dhe do të marrin të gjitha kërkesat për ecurinë e detyrimeve.

Tashmë të gjitha dosjet e klientëve si kredimarrës me probleme ose jo, do të kalojnë në Departamentin e Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë për veprime të mëtejshme. 

“Me revokimin e licencës së këtyre dy SFJB-ve më datë 23.5.2024, Banka e Shqipërisë ka alokuar tashmë punonjësit e saj pranë ambienteve të këtyre subjekteve. Në rast se klientët kanë ankesa apo kërkesa specifike lidhur me detyrimet ndaj këtyre dy subjekteve, apo për mënyrën si do të operohet më tej, mund t’i depozitojnë ato me shkrim pranë punonjësve të Bankës së Shqipërisë në vend, ose drejtpërdrejt në Bankën e Shqipërisë nëpërmjet adresës [email protected] dhe këto ankesa/kërkesa do të shqyrtohen dhe do të adresohen në çdo rast. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po kryen verifikimet e nevojshme dhe sapo të saktësohen detajet përkatëse do të kryejë të gjitha komunikimet e duhura, siç është theksuar edhe në njoftimin për shtyp që kemi publikuar më datë 23.5.2024”, tha Banka e Shqipërisë ekskluzivisht për Report Tv.

E pyetur se si do ti paguajnë qytetarët detyrimet, Banka thotë se ende nuk ka një vendimmarrje për këtë pjesë, por fillimisht do të trajtojnë ankesat apo kërkesat që mund të kenë qytetarët për sqarime. MCA kishte në total 15.942 klientë, ndërsa FINAL kishte 16.600 klientë. Pra në total dy kompanitë 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre ishin në sekuestro preventive.

Gjykata e Tiranës la paraditen e sotme në fuqi masat e sigurisë për 8 persona, 4 prej të cilëve arrest në burg e 4 arrest në shtëpi të akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë. Një tjetër është në kërkim.  Togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Meskutin, përmbarues gjyqësor, ortak i "FINAL"; Aldo Dakën, Albert Gegën dhe Edmond Maton, të tre administratorë të Star-FS ndërkohë që u dha masa e sigurisë arrest në shtëpi për administratoren e Micro Credit Albania Elda Ibron si dhe për tre përmbarueset Jorsida Dervishi; Alketa Tanushi, Kejda Seferi.

Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë hetimeve Prokuroria ka zbuluar se 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro. Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën. 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sako: 25/05/2024 05:56

    Ne kosove ka 4 vjet qe jane mbyllur iute dhe credo, te mbyllen urgjent edhe ne shqiperi se do plasi pislliku dhe populli smban me

    Përgjigju
  • Real: 24/05/2024 21:37

    Uauuu u zgjua Gent Sejko nga gjumi apo ishte zgjuar dhs bente sikur nuk shikonte? Po paradoksin me inflacionin e ulet dhe cmime te larta e shikon apo ben sikur nuk e kupton?

    Përgjigju
  • Ton: 24/05/2024 19:59

    Ku ishte mbikqirja deri tani? Ate drejtorin e keni shkarkuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar