TIRANE - Drejtësia e munguar dhe korrupsioni nuk rezulton se është i vetmi problem në sistemin e drejtësisë në vend. 

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht disa foto nga ambientet e brendshme të arkivës së Gjykatës së Tiranës ku vendimet qëndrojnë të hedhura mbi dyshemev dhe dosje të rrëmujshme sikur të ishin një grumbull mbeturinash. Kjo situatë sipas burimeve për Report Tv nga Gjykata e Tiranës është e tillë prej vitesh ndërsa edhe me dosjet e reja ndodh e njëjta gjë ku vendosen sa në raftet e tjembushura deri në dyshemetë e sekretarive.

Këto foto që shihni në pamje i përkasin katit të nëndheshëm të gjykatës së Tiranës ku vendimet sa ato civile dhe penale të shumë viteve bashkjetojnë me lagështirën, mungesën e sistemimit në rafte, dëmtimit nga brjetës që mund të futet në këto ambiente e deri tek rreziku nga ndonjë shkëndi elektrike.
Mbingarkesa në gjykatën e tiranës ka detyruar adminsitratën të përdor si ambinte për vendosjen e dosjeve edhe tre ish garazhdet që ndodhen në pjesën e brendshme të saj, ndërsa prej më shumë se 1 viti një pjesë e konsiderueshme e dosjeve të arkivit është transportuar në arkivin qëndror në lundër.

Gjatë ndërhyrjes në këtë bodrumet e arkivës u zbulua dhe skandali me afro 300 dosje të bllokuara nga rekusi të cilat ishin mbajtur pa u dërguar në Gjykatën e Lartë. Aktualisht këto dosje sipas Gjykatës së Lartë kanë kaluar me proces të përshpejtuar dhe po i jepet zgjidhje ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë nga prokuroria ku kreu i gjykatës së tiranës Enkelejdi Hajro depozitoi kallëzim penal për kryesekretaren e gjykatës. 

Por cfarë do të ndodh me këto vendime të cilat nxjerrin në pah situatën kritike në të cilën ndodhen sistemi i drejtësisë që sot është i mbuluar nga dosjet!
Report Tv ka zbuluar se prej disa kohësh ka përfunduar projekti dhe shumë shpejt Gjykata e tiranës në oborrin e saj do të ndërtojë një shtesë objekti e cila do të shërbej si sekretari dhe arkiv për të gjitha vendimet dhe padinë që depozitohen nga qytetarë.

Deri në përfundim të këtij objekti mbetet për t'u parë nëse administrata e gjykatës do të gjejë një zgjidhje provizore për të mos rrezikuar këto vendime që sipas legjislacionit në fuqi janë një arkiv dhe bazë të dhënash që shërbejnë edhe për të mbledhur informacion për efekt të ligjit të dekriminalizimit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com