EKSKLUZIVE/ Vetingu i dërgoi dosjen e pasurisë, Prokurori i Kacifas-it ‘sëmuret’ dhe largohet nga sistemi i drejtësisë

Prokurori në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, Njazi Seferi, i cili po hetonte vrasjen e Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek që u vra në Bularat vitin e kaluar, ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit ditën që Komisioni i Vetingut e ka njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurisë dhe pastërtinë e figurës. Seferi ka justifikuar dorëheqjen me arsye shëndetësore. Në datën 27 shtator 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja Relatore dhe Suela Zhegu, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, Branko Hrvatin, ka njoftuar prokurorin se ka barrën e provës për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit mbi pasurinë e tij dhe pastërtinë e figurës. Për të dhënë versionin e tij, KPK i kishte lënë afat prokurorit deri në datën 8 tetor 2019.

Sipas vendimit të KPK, prokurori, ditën që është njohur me dosjen, ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për arsye shëndetësore. “Më datën 30.9.2019, ora 13:01, subjekti pas marrjes së dokumentacionit përbërës të dosjes deklaroi se: (i) u njoh dhe mori të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga ana e tij në CD, dhe/apo në formë shkresore (fotokopje) sipas kërkesës së tij; (ii) nuk ka asnjë vërejtje në lidhje me dokumentacionin e tërhequr në Komision; dhe (iii) ky dokumentacion është konform me dokumentacionin e dosjeve që i është vënë në dispozicion sipas inventarit përkatës bashkëlidhur kësaj deklarate. Subjekti i rivlerësimit me shkresën nr... datë 2.10.2019, drejtuar Komisionit, në të cilën, ndër të tjera, ka njoftuar se bazuar në pikën 1, të nenit 65, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në datën 27.9.2019 ka paraqitur me shkrim dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar mbarimin e statusit të prokurorit për arsye shëndetësore”, thuhet në vendimin e KPK.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në 2.10.2019 ka njoftuar Komisionin e Vetingut se ka vendosur të miratojë kërkesën e dorëheqjes së magjistratit Njazi Seferi. Në këto kushte, Komisioni i Vetingut, në datën 6 nëntor 2019, ka vendosur të ndërpresë Vetingun për Njazi Seferin si dhe t’i heqë të drejtën për t’u bërë pjesë e drejtësisë për 15 vjet. “Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në vendimin nr. 78, datë 12.12.2017, të Gjykatës Kushtetuese, Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Njazi Seferi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Ndalimin e emërimit të Njazi Seferi si gjyqtar ose prokuror të çdo niveli, anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, thuhet në vendim.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin për Najzi Seferin)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 13/11/2019 12:12

    c do me thene kjo? jep dorehqjen ?ky eshte raporti mjeksor I rende sa per te mos punuar? apo duhet per tja hedhur? vodhen sa vodhen dhe Ti hane GEZUAR! PRANDAJ SBEHET KY VEND. SKA DREJTESI !

    Përgjigju
  • Hasani: 13/11/2019 11:52

    U semur Seferaqisi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI