Ekskluzive/ Vëllai i ish-oficerit Emiljano Nuhu i dënuar për trafik klandestinësh dhe i hetuar për vjedhje (Dokumenti)

Ekskluzive/ Vëllai i ish-oficerit Emiljano Nuhu i dënuar për trafik klandestinësh dhe i hetuar për vjedhje (Dokumenti)

Dokumenti i dënimit të Ardit Nuhut nga Gjykata për vjedhje

Zbardhen detaje të reja rreth ish-oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu, i cili një ditë më parë denoncoi se ishte kërcënuar me jetë nga Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, për të lënë të lirë të lirë djalin e këtij të fundit i akuzuar për përdhunimin e një vajze. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha zbuloi në emisionin "45 minuta"Report Tv se familja e ish-oficerit ka pasur probleme me ligjin.

Kjo pasi, Ardit Nuhu, vëllai i ish-oficerit të policisë së Krujës, ka qenë i ndaluar për vjedhje, armëmbajtje pa leje si dhe është dënuar për trafik klandestinësh. Ndërsa gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno, publikon vendimin e Gjykatës së Lushnjes ndaj Ardit Nuhut, ku tregohet se ai ka qenë i hetuar për vjedhje me grupin e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, por kjo gjykatë ka shpallur moskompetencë. Ardit Nuhu rezulton i ndaluar disa herë për vjedhje në Berat dhe Lushnje si dhe armëmbajtje pa leje në Vlorë. Ndërsa, për herë të fundit është ndaluar në Fier për trafik klandestinësh dhe ndodhet ende në burg i dënuar nga Gjykata.

Vendimi i Gjykatës për pushimin e çështjes ndaj Ardit Nuhut, i ndaluar për vjedhje

Për rrjedhojë, gazetari Artan Hoxha thotë se ish-oficeri i policisë i cili ka kërkuar azil në Zvicër, prekej nga ligji i Vettingut.

Dokumentin e gjeta në arkivën time. Në datën 27 maj 2010, shtetasi Astrit Toska ka paditur në Berat vjedhjen e automjetit dhe u bë ndalimi i shtetasve Ardit Nuhu, krahas tre të tjerëve. Ardit Nuhu është vëllai i oficerit të oplicisë, Emiljano Nuhu. Ka edhe një grabitje tjetër i ndaluar i njëjti person. 23 tetor 2010, komisariati i policisë së Lushnjes njofton se ka arrestuar Ardit Nuhun se bashkë me tre persona të tjerë kanë grabitur kompjutera. 27 korrik 2012 gjithashtu është ndaluar në Vlorë i kapur me armë pa leje. Ndërsa është ndaluar edhe në Fier për trafik klandestinësh. Ardit Nuhu ndodhet në burg për akuzën e trafikut të qenieve njerëzore. Me të gjitha këto, ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu, digjej nga ligji i Vettingut. 

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv


Lajmi kryesor:

“45 minuta”, gazetari Artan Hoxha publikon mesazhet, ish-oficeri Nuhu bisedë miqësore me nipin e deputetit Rraja


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë