Në numrin e kaluar të gazetës lexuesi u njoh me faktin se, Ahmet Zogu, pasi plotësoi kërkesat e jugosllavëve, që e kishin ndihmuar të vinte në pushtet, duke prekur në mënyrë të njëanshme tërësinë territorial të Shqipërisë, u ndesh me një pakënaqësi dhe zhgënjim nga ana e Beogradit, i cili e kishte konsideruar deri atëhere një agjent të thjeshtë të spiunazhit të vet, madje "asin" eagjenturës së tij, që tani kishte ardhur në krye të shtetit shqiptar.
Në gjirin e elementit katolik të qarqeve të Shkodrës. Në Shkodër u organizua nga spiunazhi jugosllav edhe një kryengritje e Dukagjinit ndaj regjimit të Zogut, që u udhëhoq nga emigracioni shqiptar i asaj kohe në Jugosllavi, me në krye Dom Loro Cakën.
Në tetor të vitit 1927 italianët kanë organizuar vrasjen në Pragë të Ceno Bej Kryeziut, të mirënjohur për lidhjet e tij direkte me Jugosllavinë. Ceno Beu ishte në atë kohë ministër i Shqipërisë në Republikën Çekosllovake. Kjo humbje aktivizoi më shumë spiunazhin jugosllav, i cili filloi të inkurajojë organizata antizogiste, të tilla si "Bashkimi Kombëtar", ky hynin intelektualë, shtresa të pasura dhe ushtarakë. Krerët e saj organizuan edhe atentatin kundër Ahmet Zogut në Vjenë më 23 shkurt 1931.
Gjatë Luftës Jugosllavia, si edhe Shqipëria, u pushtuan, por aktiviteti i spiunazhit ishte i pranishëm në gjirin e partizanëve jugosllavë, që u dërguan nga Tito pranë ushtrisë partizane dhe partisë komuniste shqiptare. Veprimtaria e tyre u shtua pas çlirimit, duke arritur kulmin me kërkesën për përfshirjen e Shqipërisë në një federatë me Jugosllavinë.
Kur ndodhi prishja midis dy regjimeve, materiali i parë propagandistik jugosllav kundër qeverisë së Enver Hoxhës, i tipit broshurë, për herë të pare pas Lufte është futur në territorin e fshatrave Viçidol e Mejdan të Tropojës. Kjo përputhet me të dhënat e mëpasme që tregojnë se fshati i kryeministrit aktual dhe disa nga pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë çerdhe e agjenturës jugosllave. Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik të vitit 1948.
Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 9 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 9 janar 2013(ad.ti/shqiptarja.com)