Ekskluzive/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Spitali i Lushnjes të dëmshpërblejë 42 mln lekë familjarët e të miturit që vdiq nga mjekimi i gabuar

LUSHNJE- Historia daton në 30.3.2016 ku familja Sinani dërgoi për kurim djalin e mitur pasi u rrëzua nga shkallët.

Nga hetimi gjyqësor rezulton se i mituri A.S, është dërguar për ndihmën mjekësore nga gjyshi i tij Ymer Sinani. Rastin e ka ndjekur mjeku Sami Osmani i dënuar tashme për mjekim të pakujdesshëm.

Pasi mjeku ka pare grafinë i ka thënë që fëmija s’ka asnjë problem, thjesht dhimbje koke që do kalojë. Pas disa orësh fëmija është përkeqësuar dhe kur është dërguar në spital mjeku dhe spitali Lushnjes e kane refuzuar ta mbajnë duke e nisur për në Tiranë.

Në të njëjtën ditë në ora 22:55 të mbrëmjes së 30.3.2016 i mituri A.S., ka vdekur. Hetimi penal ka nxjerrë fajtor mjekun i cili është dëbuar.

Familja ka kërkuar dëmshpërblim në vlerën e 42 mln lekë të cilin e ka fituar. Me pretendimin se kjo shumë po t’i jepej familjes spitali Lushnjes futet në kolaps dhe ka pamundësu financiare prej situatës covid-19, kanë kërkuar në Gjykatën e Lartë të mos paguajnë faturën.

Vendmi i siguruar nga Report Tv detyron spitalin të paguajë vlerën pasi janë gjetur fajtor. Me refuzimin e rekursit nga Gjykata e Lartë mbetet në fuqi dënimi ndaj spitalit të Lushnjes.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/09/2022 03:43

    Gabimi i mjekut dhe spitalit eshte qe nuk e mbajten ne obzervim per 24-48 ore.Frakture mund te mos kesh,por nje trompoze,ose nje plasje ene gjaku,ose nje enjtje truri jane te mundeshme.Pastaj kur gjendja u perkeqesua,e derguan ne Tirane,duke humbur minuta te cmueshme.Ndoshta spitali i Lushnjes nuk i ka kushtet per raste te tilla,por mbrojtja nuk e permend kete ne gjyq dhe ka ndikuar ne vendimin e gjykates.Demshperblimi eshte i drejte,por spitali eshte publik ,mbulohet nga shteti,keshtu qe nuk ka vend per kolaps.Bota ka ligje falimentimi qe ka raste qe edhe te mbrojne kur behet fjale per pagesa te larta,shume i shperdorojne per t'ia hedhur paq nga detyrimet financiare.Nuk e di nese Shqiperia ka ligje te tilla.

    Përgjigju
  • Doktorisma: 13/09/2022 18:32

    Tja japi jeten e tij ai mjek plere qe e mjekoi gabim.Kur te iken femija ca vlere ka pasuria.

    Përgjigju
    • Ada: 13/09/2022 22:42

      Femijen nuk e demtoi mjeku, dhe mjeku eshte njeri, nuk eshte zot. Kur protokollet qe duhet t'i bejne ministrite e te sigurojne staf e me urgjence nje mjek mos te shofe 200 veta ne nje turn, fajesoni mjeket. NE moment te pare aq shef I shkreti mjek qe eshte njeri. Kur ska shenja te vecanta rekomandohet rikthim ne spital ne rast keqesimi. Mjeku qe eshte njeri I kane hequr licencen, e eshte e tmerrshme kjo per nje njeri qe gjithe jeten e con ne sheebim te te tjereve. Majfton. Mjeku nuk vret , e kane vrare ATA qe e kane demtuar , . Shpesh per te dale pa lagur nga aksidentuesit cohet faji te mjeket. Ta pakten kaq kuptojeni o njerez ju lutem. Dhe fiksojeni mjeku eshte njeri, si te gjithe ju, nuk eshte zot, nuk parashikon, nuk hedh fall. AQ sa sheh e ka twknologji Ben.

    • Une: 13/09/2022 22:23

      Sikur padi dhe vendime si ky te beheshin te zakonshme ne Shqiperi, drejtuesit e spitaleve nuk do guxonin te merrnin ne pune ose te mbanin ne pune mjeke te paafte, te pakualifikuar ose te pandergjegjshem. Respekte per familjaret qe e kane ndjekur ceshtjen neper dyert e gjykatave per vite me rradhe. Kesaj i thone te kesh guxim per te kerkuar te drejten tende dhe te tregosh altruizem (qe familje te tjera te mos provojne cfare kaluan keta).

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Skuadra më e ndjekur në botë s'është në Evropë, lihet pas Dortmundi! Inter 'mbret' në Itali

Skuadra më e ndjekur në botë s'është në Evropë, lihet pas Dortmundi! Inter 'mbret' në Itali