Ekskluzive/ Zbulohet identiteti, ja kush është 28-vjeçarja që kërcënoi familjen e biznesmenit Aurel Guni në Elbasan (EMRI+FOTO)
Fiona Cani, 28-vjecarja që kërcënoi familjen e Aurel Gunit në Elbasan
Zbulohet identiteti i 28-vjeçares që dyshohet se u përfshi në kërcënimin e familjes së biznesmenit Aurel Guni. Report Tv ka mësuar nga burime në Policinë e Shtetit, se kur u mësua se Aurel Guni, pasi i shpëtoi tentativës për t’a marrë peng, (LEXO KËTU), dhe më pas kishte kallëzuar në polici Bexhet Musmuçën, është vënë në lëvizje, Fjona Cani.
Fjona Cani, e reja që shihni në këtë foto, dyshohet se ka shantazhuar familjarët e Gunit, duke iu bërë presion që të tërhiqte Guni, kallëzimin për tentativën e rrëmbimit nga Musmuça.
Report Tv ka mësuar se Fjona Cani është e papunë, por nuk dihen të tjera të dhëna rreth një miqësie të mundshme mes saj dhe Musmuçës.
Fiona Cani, 28-vjecarja që kërcënoi familjen e Aurel Gunit në Elbasan
Megjithatë, burimet policore shtojnë se 28-vjeçarja u shoqërua në Komisariatin e Elbasanit, në të njëjtën kohë me Musmuçën. Për momentin mbetet e paqartë lidhja direkte mes Musmuçës dhe Canit. Policia e Elbasanit është e rezervuar të japë detaje nëse Fjona Cani u vu në lëvizje nga Musmuça apo nga “urdhëruesit” e Musmuçës për të marrë peng Aurel Gunin.
Musmuça dhe Cani rezultojnë si persona të skeduar nga Policia e Shtetit. Të dy pritet që të dalin para togave të zeza në Elbasan për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ditën e premte, biznesmeni Aurel Guni, njëherazi këshilltar i PDIU dhe vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, u tentua të rrëmbehej nga Bexhet Musmuça. Guni shpëtoi nga pengmarrja pasi u largua nga makina ku ndodhej bashkë me rrëmbyesin, i cili e goditi edhe me qytën e pistoletës. Guni e kallëzoi në Polici Musmuçën dhe tha se ky i fundit kishte marrë porosi nga një grup kriminal për t’a rrëmbyer dhe për t’i marrë disa informacione për një tjetër grup rival në Elbasan.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:11
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48