Tentativa e rrëmbimit të biznesmenit në Elbasan, Hoxha: Do përdorej si karrem, akuza për autorin banale

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha zbulon detaje të reja për tentativën e rrëmbimit të biznesmenit të premten në qytetin e Elbasanit (lexo këtu). Ai tha se Aurel Guni nuk ishte objektiv, por do të përdorej si karrem nga grupi kriminal për të nxjerrë në pritë shënjestrën e vërtetë. Gazetari Hoxha deklaroi se Bexhet Mosmuca që rrëmbeu biznesmenin, por edhe vajza që kërcënoi familjen e Gunit janë arrestuar, por ngriti dyshime mbi akuzat si janë referuar materialet në prokurori. E ndërsa policia në njoftimin për mediat (lexo këtu) deklaroi se Bexhet Mosmuca është arrestuar se iu gjet kokainë dhe vjedhje me dhunë, referuar makinës së Guni që mori, Hoxha thekson se kjo akuzë është banale në tërësinë e ngjarjes që ka ndodhur në Elbasan.

“Personi që tentoi të merrte peng biznesmenin është i arrestuar, po ashtu edhe vajza, janë sekuestruar 8 kamera sigurie. Mënyra si vajza ka hyrë në shtëpinë e Gunit për të kërcënuar është si skenë filmash, pasi sapo është lajmëruar policia ka kaluar gardhin me shpejtësi. Rrëmbimi i biznesmenit ishte për ta kthyer në karrem në mënyrë që përmes tij të thërrisnin në pritë objektivin e vërtetë të atentatit. Kjo gjë nuk ndodhi. Uroj që hetimi të shkojë deri në fund, pasi pas tij do të zbulohej ngjarje të tjera. dyshimi që kam unë është që nëse nuk do të kishim kontaktuar me personin që u tentua të merrej peng nuk besoj që do të kishte këtë reagim.

Përsa i përket dy personave të arrestuar jam kurioz të shikoj se cfarë akuze do të ketë mbi ata kur të dalin për masë sigurie sepse aty djalli fshihet në detaje, pasi pati tentativë për të thënë se tentuan të grabisin makinën, kur në fakt kishim të bënim me pengmarrje, ajo është një akuzë fare banale në tërësinë e ngjarjes që ka ndodhur në Elbasan. Uroj që të mos pushohet çështja si herët e tjera dhe të mos mbyllet me momentin thjeshtë me gjendjen që janë aktet me mirëkuptim mes palëve.

Jo të gjithë policët në Elbasan dekonspirojnë hetimin, por ka edhe nga ata që e bëjnë pis uniformën. Aty duhet një lloj ristrukturimi, këto grupe kanë 20 vite që nuk ndëshkohen. Grupi ka vrarë katër policë dhe janë të lirë. Goditën edhe patrullën dhe janë të lirë. Para një muaji u tha se u godit klani Çapja, u hoqën mina, por nuk u arrit objektivi që u synua” tha Hoxha. (Lexo këtu ngjarjen e plotë).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille