TIRANE- Eduart Belegu, njeriu më i besuar i dy ish-ministrave të Ekonomisë Dritan Prifti dhe Genc Ruli, është zhdukur nga tre persona ende të pa identifikuar, në momentin kur sapo kishte marrë 8 topa me dollarë në shumën 79 mijë USD.
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se shuma financiare është marrë nga Thanas Gjinopulli ose siç njihet ndryshe “Nasho”. Pikërisht ky person mëngjesin e 23 marsit 2010 i ka dhënë biznesmenit Eduart Belegu, tetë topa me dollarë, por për shkak se Belegu nuk ka pasur mundësi ti numërojë, pasi do udhëtonte në drejtim të Durrësit, shuma e lekëve është futur në qese nga ana e tij, dhe më pas Belegu ka dalë nga magazina tregtare e Nashos, që ndodhet afër pallatit të sportit “Asllan Rusi”.
Pasi ka dalë nga ambjentet e kompanisë “Tirana Market” që administrohej nga Nasho, Belegu në rrugë është takuar me tre persona të paidentifikuar. Në dëshminë e tij Thanas Gjinopulli dhe në dëshminë e djalit të këtij të fundit, sqarohet se Eduartin e kanë parë që ka takuar tre persona, por s’kanë qënë në gjëndje të identifikojnë ata. Dyshohet se pikërisht këta persona kanë gisht në zhdukjen e biznesmenit Belegu, që sot e kësaj dite nuk dihet asnjë gjë për vendodhjen e tij. Por pas këtij momenti, që sipas policisë dhe prokurorisë është rregjistruar rreth orës 10:00 të mëngjesit,disa mesazhe të mistershme dhe telefonata janë bërë në adresë të tre personave. Këto mesazhe dhe telefonata që dyshohet se janë të koduara, ende nuk janë zbuluar nga policia.
Mesazhi i koduar
“Ato që më dhe sot ishin 76.000 USD dhe jo 80.000 USD. Nga Dhjetori 2004 më ke dhënë 127.000 USD. Takohemi ora 16. Tek noteri tek gjykata. Edi Belegu”. Ky është një nga mesazhet që është dërguar rreth 3 orë e 30 minuta, pasi biznesmeni Eduart Belegu, është larguar nga magazinat tregtare të Thanas Gjinopullit. Mesazhi i është dërguar Gjinopullit dhe se sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit, e cila momentalisht ka dosjen hetimore, tekskti i këtij sms-je, është dërguar nga persona të tjerë.
Ky dyshim përforcohet jo vetëm nga dëshmia e marrë në polici e biznesmenit Thanas Gjinopulli, por edhe e bashkëshortes së vetë Belegut, zonjës Ilirjana Belegu. Kjo e fundit është thirur disa herë në polici, ku në dëshminë e saj ka treguar se:“Edi nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia. Për çfarë do lloj arsye, ai gjithmonë lajmëronte dhe komunikonte shpesh me të dhe vëllanë e tij, Gëzimin. Unë dyshoj shumë në sms që Edi i ka dërguar Nashos, pasi gjithmonë Edi dërgonte sms të shkurtra dhe nuk shkruante në fund emrin e tij, pasi ai njihej mirë me Nashon”.
Dëshmia e Nashos
Për të mësuar të vërtetën e zhdukjes së Belegut, është pyetur në prokurori Thanas Gjinopulli, ose siç njihet shkurt me emrin Nasho. Ky i fundit shpjegon se:”Dollarët ja kisha marrë hua Eduartit që nga viti 2002 me një përqindje interesi 2 për qind e më pas në 1 për qind, kjo shumë ka qënë 76 mijë dollarë. I kam likujduar disa herë dollarë dhe se në takimin e fundit në datën 22 mars 2010, ditën e Hënë vjen Eduarti tek puna ime në Laprakë dhe më thotë, ke bërë ndonjë lekë, dhe unë i them se nesër do të bëj nja 20 ose 30 mijë dollar, pasi kam pasur edhe punë dhe nuk kam pasur shumë lekë.
Në datën 23 mars në orën 09:45 ka ardhur Eduarti në magazinë vetëm, jemi takuar dhe i kam dhënë 8 topa me dollarë si dhe një letër ku ishin të gjitha shënimet e duhura sipas likujdimeve. Eduarti nxitonte shumë dhe më tha futi në një qese se nxitoj do të iki në Durrës. Unë i thashë të bëjmë letra tek noteri, ai më thotë mbasdite kur të kthehem se kam një punë dhe nxitoj. Iku nga makazina dhe pashë që në rrugë takoi dy-tre persona dhe po komunikonte me ta dhe më pas nuk di gjë se ku ka shkuar, por rreth orës 13:30 më ka dërguar një SMS ku më thoshte: “Ato që më dhe sot ishin 76.000 USD dhe jo 80.000 USD. Nga Dhjetori 2004 më ke dhënë 127.000 USD. Takohemi ora 16.
Tek noteri tek gjykata. Edi Belegu”. Unë kam shkuar tek gjykata dhe kam pritur për rreth një orë aty së bashku me avokatin tim, por Eduarti nuk ka ardhur. I kam dërguar një SMS por ai nuk më kthehu përgjigje. Në mbrëmje më merr në telefon gruaja e Eduartit dhe më pyet nëse isha takuar me Eduartin dhe nëse i kisha likujduar huanë. Dua të sqaroj se marrëdhëniet tona me Eduartin kanë qënë shumë të mira dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme.

(Fotomontazh i shqiptarja.com)
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Investigimi i Shqiptarja.com