Ekskluzive/ Flet Ilir Doçi: Makinat me 3.4 mln € m'i sollën nga Belgjika dy shoferët shqiptarë

Report Tv zbardh të tjera detaje nga 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit, të cilat ishin fshehur në dy automjete "Toyota Yaris". 

Një ditë më parë Report Tv zbuloi se automjetet rezultonin të pajisura me dokumente nga kompania DOCI GMB, në Gjermani, në pronësi të Ilir Doçit. Në një bisedë telefonike ekskluzive me Drejtorin e Informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu, Ilir Doçi flet për herë të parë dhe thotë se ai vetëm ka pajisur me dokumente automjetet, të cilat sipas tij kishin mbërritur në Gjermani nga Belgjika të ngarkuar në trajler dhe kanë qëndruar aty tre ditë.

Doçi thekson gjithashtu se automjetet shoqëroheshin nga dy shoferët shqiptarë, Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, tashme arrestua ne Shqiperi. Pas ndalesës në Gjermani, pranë kompanisë së Ilir Doçit për të bërë dokumentet, autotreni me 8 automjete, ka vazhduar në drejtim të Shqipërisë.

Ai thotë se nuk ka asnjë dijeni për shumën e parave që u gjetën brenda automjeteve "Toyota Yaris", ndërsa pranon se ka njohje me biznesmenin që kishte bërë porosinë, Alban Mollaymeri i cili sipas Doçit ka sjellë automjete në Shqipëri edhe tre herë të tjera. 

Sa i takon dy personave të shpallur në kërkim si pritës të ngarkesës, Elvis dhe Alfred Vladi, Ilir Doçi mohon të ketë njohje me ta. 

Makinat i sollën nga Belgjika në Gjermani dy shoferët shqiptarë që janë arrestuar. Alban Mollaymeri ka sjellë makina edhe 2-3 herë të tjera. 

 Alban Mollaymerit thjesht i kam bërë dokumentet. Ai ishte pritësi i makinave në Durrës. Nuk kam asnjë njohje me Alfred dhe Elvis Vladin. Nuk kam as njohje familjare dhe as shoqërore. 

Ilir Doçi, pronar i koncesionarit DOCI GMB, në Gjermani

Intervista e plotë me Drejtorin e Informacionit të Report Tv, Muhamed Veliu:

Z.Ilir si qëndron e vërteta e makinave "Toyota" të cilat kompania juaj i dërgoi nga Gjermania për në Portin e Durrësit?
E vërteta e ngakresës së autotrenit me targa shqiptare është si më poshtë, 7 makina "Toyota" dhe një "Opel", kanë ardhur të ngarkuara të gjitha nga Belgjika deri në qytetin Achen të Gjermanisë, ku kam firmën dhe aktivitetin ekonomik. 

Kush është personi që ju kontaktoi për të bërë deklaratën doganore?
Personi që më kërkoi për të mbylur deklaratën doganore dhe faturën është personi shoferi i kampnionit, bashkë me personin që shoqëron kamionin, që në dijeninë time është djali i shoferit të kamionit. Këtë shërbim doganor ua kam vënë në dispozicion, firmës në fjalë nga Shqipëria, me këtë transport automjetesh, ua kam vënë në dispozicion edhe 2-3 herë të tjera. 

Nga vinin herët e tjera?
Në dijeninë time vinin nga Belgjika. 

Pritësi në Shqipëri ishte Alban Mollaymeri? A ju ka kontaktuar për të bërë dokumentet e dërgimit?
Albania mua personalisht në dërgesën e fundit të 8 mainave nuk më ka kontaktuar fare. Ishte një procedurë rutinë në prani  të shoferit dhe duke bërë dokumentet. Kam tentuar të telefonoj pritësin e makinave në Tiranë dhe nuk më ka dalë në telefon, një ditë para se të niseshin makinat. 

Kjo ishte hera e parë që bënit biznes dhe kryenit shërbime për Mollaymerin?
Kjo ishte hera e tretë që i kryeja shërbime firmës pritëse nga Shqipëria. 

E njihni Albanin?
Jo. Kam komunikuar me telefon dy apo tre herë. Dhe i kam kërkuar fotokopjen e licencës në Shqipëri, një fotokopje të pasaportës së pronarit të licencës. Unë bëj një organizim të dokumenteve shumë perfekt, më duhet licenca e personit që pret makinën në Shqipëri dhe fotokopje të pasaportës së personit në Shqipëri. Gjithçka është e dokumentuar me orë dhe datë. 

A keni njohje me Elvis dhe Alfred Vladi të cilët janë pritësit e ngarkesës?
I kam dëgjuar për herë të parë përmes TV. Nuk kam asnjë lidhje shoqërore apo familjare me personat në fjalë. 

Ju kanë kontaktuar autoritetet gjermane, pasi në makinat e dërguara nga kompania juaj u gjetën 3.4 mln euro të fshehura?
Jo. Deri në këto momente nuk jam kontaktuar nga asnjë autoritet gjerman. 

Jeni i shqetësuar nga e gjithë kjo histori pasi në media është lakuar emri juaj dhe i kompanisë që ka dërguar makinat?
Jam i shqetësuar, por nga ana tjetër jam i qetë, pasi në gjithë këtë histori nuk kam asnjë lloj bashkëpunimi ose diçka tjetër me ta. 

Makinat kanë ardhur në servisin tuaj, apo ju thejsht keni bërë dokumentacionin?
Unë në qytetin ku punoj, disponoj dy ambiente me qira, kam zyrën e agjencisë doganore dhe zyrën e shitjes së makinave dhe kam një vend 5 km larg, unë grumbulloj makinat e Shqipërisë dhe autotrenat që vijnë për përgatitjen e dokumentacionit. Autotreni i ardhur nga Belgjika dhe është parkuar direkt jo te puna ku unë punoj, por te vendi i dytë ku qëndrojnë, dhe ka qëndruar aty 2-3 ditë përpërgatitjen e dokumentacionit dhe pas marrjes së dokumenteve janë larguar. 

Dua të sqaroj diçka. Informacioni është goxha i gabuar për kompanitë e mia. Unë kam pikë shitjeje makinash të përdorura, s’jam koncesionar.  Thuhet në media se bilanci i kompanisë është 100 mijë euro, letrat janë komplet ndryshe. Komplet xhiroja vjetore është gati 1 milionë e 700 mijë euro.

Ka kohë që operoj në këtë biznes. Që nga viti 2007.



Biznesi i Ilir Doçit në Gjermani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja