Ekskuzive/ 30 mijë franga ari, festa
e Pavarësisë nën flamurin e fashizmit
Dokumente të panjohura rreth festimeve të përvjetorit të 27 të pavarësisë së Shqipërisë nën pushtimin italian. Si u përgatitën festimet, shpenzimet për çdo qytet dhe frika nga demonstratat...
TIRANE- Festimet e 28 nëntorit 1939 kanë qenë të pazakonta për shqiptarët. Mes lukseve qeveritare dhe propagandës fashiste por dhe revoltave të rinisë thuajse në të gjithë Shqipërinë, ato festime do të hynin në histori për një varg faktorësh. Përvjetori i pavarësisë e gjente Shqipërinë të pushtuar. Flamurit kombëtar iu dhunua simbolika, duke vendosur në të shenjat e fashizmit dhe ky flamur me shenjat e Liktorit u ngrit për herë të parë pikërisht 28 nëntorin e vitit 1939, sipas një urdhri qeveritar, në krah të flamurit kombëtar.
Këto festime, dhe ky dhunim që iu bë flamurit kombëtar nga administrata fashiste, ngjallën revolta në vend dhe në disa qytete situata doli nga kontrolli, megjithë masat paraprake që ishin marrë duke u munduar ti paraprihej çdo të papriture. Një grup dokumentesh që ruhen në fondin e Mëkëmbësisë në Arkivin Qendror në Tiranë, flasin gjerësisht mbi këto aspekte të përshkruara si më sipër dhe për lexuesit tanë do ti sjellim në ditët në vijim duke nisur fillimisht me përgatitjet në prag të festës së Pavarësisë dhe shpenzimeve të parashikuara për aktivitetet që do të mbaheshin me këtë rast.
Dokumenti i parë njofton se përgatitjet për këtë përvjetor kanë nisur që me 21 nëntor. Ministri i punëve të brendshme Maliq Bushati, i kërkon Këshillit të Ministrave lëvrimin e një kredie prej 30 mijë franga ari për përballimin e shpenzimeve. Dokumenti i dytë tregon listën e shpenzimeve që parashikohet për çdo qytet. Dokumenti i tretë lajmëron për fjalimin që do të mbajë mëkëmbësi i përgjithshëm me rastin e këtij përvjetori dhe nevojën për vendosur artopolantë në mënyrë fjala e tij të dëgjohej kudo në popull. Ndërsa në dokumentin e katërt ministri Maliq Bushati parashikon se mund të ketë edhe trazira ndaj jep urdhër për vigjilencë në këtë drejtim.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 1710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin
29 Nëntor, 07:14
-
Kujdes me shpenzimet e tepërta...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
29 Nëntor, 07:06
-
Mero Baze: Më në fund, PD e do drejtësinë të varur nga SHBA, BE dhe… mosbindja civile
29 Nëntor, 06:59
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor, 23:04
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52