Butrint Imeri, këngëtari i njohur shqiptar e me këngë që arrijnë miliona klikime, është ndëshkuar nga policia e kryeqytetit, pasi është kthyer në rrezik për banorët!

Me shpejtësi, tej normave të lejuara, në një zonë të banuar në kryeqytet, duke u kthyer kështu në një rrezik për banorët dhe për veten e tij, këngëtari është ndaluar nga policia dhe është gjobitur nga policia rrugore e Tiranës.

Report Tv ka siguruar foton eksklusive të gjobës ndaj këngëtarit, ndërsa edhe makinën e kishte veshur me xhama të zinj pa leje. Këngëtari është gjobitur me 60 mijë lekë.

Makina dhe gjoba 

 

 

E njejta makinë në videoklipin muzikor të këngëtarit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Me Ferrari pa targë, gjobitet drejtuesi i mjetit në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollin me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në kryeqytet. Në videon e siguruar nga Report Tv, në vëzhgimin e policie ka qenë mosrespektimi i kalimtarëve në vijat e bardha.

Po ashtu policia ka gjobitur drejtuesin e një Ferrari nga Maqedonia e Veriut, pasi e kishte mjetin pa targë.

1651346065_Screenshot1.jpg