Eksodi/ Gerd Kaceli rrëfen si u arratis para 30 vitesh drejt Italisë: Eksperiencë e dhimbshme, por unike! Momenti i zbritjes nga anija emocional, prekëm ëndrrën për europën

30 vjet pasi së bashku me 20 mijë shqiptarë rrëmbyen anijen Vlora në portin e Durrësit për të ndërmarrë një udhëtim të panjohur drejt lirisë, Gerd Kaceli rrëfen në Report TV eksperiencën e tij drejt asaj që ai e quan "prekje të ëndrrës europiane".

Tridhjetë vjet më vonë kur shumëkush thjesht ka lexuar dhe dëgjuar për këtë ngjarje historike, e cila shënoi jo pak fundin e diktaturës dhe fillimin e periudhës së tranzicionit, Kaceli e rrëfen me të njëjtin emocion që përjetoi atë ditë kur vendosi që së bashku me 3 shokë të linte kryeqytetin për Italinë. Për të është një eksperiencë e dhimbshme por dhe shumë e veçantë. Ndonëse ai thotë se jetonte në kushte të mira, vendosi të largohej pasi Shqipëria në atë kohë ishte bërë e pajetueshme.

"Është një eksperiencë e dhimbshme dhe e veçantë. Unë i referohem si eksodi biblik i shqiptarëve. Po dëgjoja sot 1 emision në Itali dhe dikush bëri krahasimin me çifutët që kalonin në detin e kuq, një popull që i duhet të largohet. Sa i dhimbshëm është dhe një eksperiencë unike. Një brez që kishte ëndërruar perëndimin dhe Italinë. Pati dy eksode, ai i marsit dhe ai përpara i ambasadave. Ne ishim të vonuar, djem qyteti në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë bënim një jetë më të mirë, por Shqipëria e 91 ishte bërë e pajetueshme. Kur morëm vesh se anija vlora do shkonte thamë ta provonim. Ishim me 3 shokë të tjerë.

Me 3 shokë të tjerë arritëm të gjenim një autobus të mbingarkuar. Njerëzit kacavirreshin te anija. Pamja e parë e anijes ishte e mbushur një det i tërë i mbushur me shapka dhe atlete sepse njerëzve u binin. Tjetra ishte gjetja e një vendi të sigurtë. Unë gjeta afër kabinës së kapitenit afër një metër katror, kushtet u bënë të padurueshme për shkak të mungeësë ssë ujit. Anijën iu deshën 20 orë për të arrtitur në brindisi", tha Kaceli.

Në atë anije Kaceli thotë se ishte një brez që nuk kishte çfarë të humbiste më. Ëndrra e perëndimit apo Italisë, për ta dhe Kacelin e kapërcente ndjenjën e rrezikut.

"Më shumë se panik ishte një brez që skishte se çfarë humbte më asgjë. Ne e kishim kultivuar aq gjatë ëndrrën e Italisë apo perëndimit, e mbizotëronte atë që quhej sensi i rrezikut", shtoi ai për Report TV.

Mbërritja ka qenë një moment shumë emocionues thotë Kaceli.

"Ishte moment emocionant ishte moment i mëngjesit kur një helikopter fluturonte mbi anije. Gjatë mbërritjes, tentova të largohem me not në bari. Erdhi në motobarke që më urdhëroi të kthehesha pas në bankionë sepse me rroba veshur nuk dija se ku do arrija. Kur dola në bankinë ishte një civil dhe më sheh teksa dal nga gomat i flas me italishte perfekte. Unë i drejtohem në mënyrë shumë xhentile dhe më tha nga vjen i thashë me anije dhe më tha ska mundësi me këtë italishte që ke. Pastaj na ndanë gjysma në stadium gjysma në port", nënvizoi më tej ai.

Shuarja e etjes së 20 mijë shqiptarëve që ndodheshin në atë anije ishte gjëja e parë që bënë autoritet italiane.

"Etja ishte problemi kryesor. Njerëzit hanin sheqerin dhe etje që pllakosi anijen ishte e tmerrshme. Nga vendi ku isha unë deri te salla e motorëve ishte e tmerrshme, ishte hapur fjala se kishte ujë, uji ishte përzier me naftë por na garantoi një mbijetesë të shkurtër. Gjëja e parë që autoritetet na dhanë ishte uji, shishet hidheshin me helikopter. Shuarja e etjes ka qenë peripecia më e madhe. Jemi hedhur në ujë disa herë për ti ikur policisë. Ideja për ti ndarë shqiptarët në 2 kampe ishte ideja finale por nuk rezultoi  e suksesshme në çështjen  e menaxhimit".

Jeta në Itali në fillimet e tij ka qenë e vështirë por Kaceli thotë se nuk iu largua kurrë pasionit dhe sot është asistent i atasheut ushtarak britanik prej 8 vitesh. Në këtë pozicion Kaceli thotë se kujdeset edhe për mundësitë që kanë shqiptarët për të studiuar në Britaninë e Madhe. Pavarësisht kthimit në vendlindje, dy vite më vonë, Kaceli pa sërish Italinë si vendin ku do të studionte në akademinë Ushtarake.  

"Punova në Itali për 2 vjet por jeta prej refugjati ishte e vështirë. Unë kisha qenë student i shkëlqyer, në 93 mbarova akademinë ushtarake. Na u dha mundësia të shikonim një Itali tjetër. Fillimisht kam punuar në një oficinë të mjeteve të rënda në Itali. 91-93 Shqipëria e atyre viteve ishte e pajetueshme. Mbarova studimet në itali nga 93 në 98. Unë kam pasur fëmijëri të lumtur në Shqipëri, jam edukuar me vlera të mira të patriotizmit. Një njeri i tillë një formacion i tillë, ndihesh shumë mirë në vendin tënd. Unë s'ju largova kurrë pasionit edhe sot punoj me mbrojtjen, me Britaninë e Madhe dhe mundohem ti jap vendit më të mirën. Jam rikthyer herë pas here në itali. Ne dinim gjithçka për italianët ata nuk dinin asgjë për ne. Tani jam asistent i atasheut ushtarak britanik prej 8 vitesh. Kujdesem edhe për mundësitë që kanë shqiptarët për të studiuar në britaninë e madhe. Nëse ne bëjmë diçka për këtë vend sado të vogël ky vend do arrijë ku e meriton".

Në mesazhin e tij, ai thotë se nuk ka si shtëpia jonë ndërsa Italia thekson se ishte shpëtim për shqiptarët e asaj kohe.

"Shqiptarët janë mbijetues të mirëfilltë. Në pak vite e rikuperuan inteligjecën krenarinë e tyre. Është e vështirë të japësh një mesazh sot, ne viuajmë nga mungesa e memories historike. Një episod si ky do kishte lënë gjurmë në një vend tjetër. Nuk ka si shpia jote në botë mund të gjesh çdo gjë po ska si shtëpia jote. Italia ishte shpëtim"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda