30 vjet më parë, anija ‘Vlora’ mbërriti në brigjet e Barit me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut. 8 gushti i 1991 njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë për një jetë të mirë duke sfiduan vdekjen në kërkim të fatit të tyre. Në kujtim të kësaj ngjarje artisti puljez Nicola Genco ka krijuar një instalacion te Bunk'Art1.
Figurat e çuditshme e të pafundme, që pa radhë përshkojnë hapësirën, janë figura njerëzish që vijnë nga larg apo shkojnë larg, duke lënë gjurmë në dete e lumenj, duke u ngjitur në lartësi të thepisura, duke ecur në ultësira e pyje, duke kaluar ura, duke kapërcyer mure.
Janë hijet e atyre që e kanë shndërruar një vend të huaj në shtëpinë e tyre, që kanë takuar të ndryshmen dhe ata vetë janë bërë të ndryshëm. Kokë dhe trupa qeramike e bardhë, të brishtë dhe të çmuar në të njëjtën kohë, për të thënë se mendja dhe zemra janë selitë e ndërgjegjes dhe të ndjenjave; ashtu si këmbët e holla dhe të gjata dhe shufra hekuri të ndryshkura të zhytura në tokë për të simbolizuar gjatësinë dhe egërsinë e udhëtimit, por edhe këmbëngulja dhe guximi me të cilin e përballuan.
Nicola Genco ka dashur të mbledhë këtë shumëllojshmëri krijesash në një tokë të askujt, në një lloj pellgu mes dy brigjeve me qëllimin për të vënë në dritë vlerën e paçmuar të takimit të kulturave, rëndësinë e padyshimtë të marrëdhënieve njerëzore, peshën e rëndësishme të qarkullimit të ideve, dobishmërinë e pamohueshme të shkëmbimit të eksperiencave. Fytyrat e udhëtarëve, të modeluara në mënyrë sintetike, të pengojnë të dallosh gjininë, moshën, etninë. Janë vetëm njerëz që shkojnë të vendosur përballë tjetrit, edhe për të njohur më mirë vetveten.
Është e qartë, e tepërt ta themi se kjo e tyrja, nuk është një shëtitje.
Instalacioni i vendosur në Bunk'Art 1
I.K/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk kishim vizituar asnjëherë tunele ushtarake!' Tre të rinj nga Holanda tregojnë eksperiencën unike në Kukës
5 Shtator 2024, 09:36
-
Anija 'Vlora', 33 vite më parë zbarkoi 20 mijë emigrantë shqiptarë në Bari! Historia dhe mikpritja e qytetit: 'Ne jemi shpresa e tyre e vetme'
8 Gusht 2024, 12:39
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht 2024, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik 2024, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj 2024, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill 2024, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill 2024, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar 2024, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
Meqe ra fjala i keni akoma ne bari qe presin tragetin 10 ore me vonese sepse ashtu jane ujdis bejleret e sotit dhe qeveria u ben temenate
Përgjigju