Ambientet e Bunk'Art 1 janë freskuar me vepër të re arti. Pikërisht artisti puljez Nicola Genco ka krijuar këtë instalacion që lidhet me historinë e 30 viteve më parë, kur anija “Vlora” mbërriti në brigjet e Barit me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut.
Vepra e re e artit i dedikohet 8 gushtit të vitit 1991 që në historinë e Shqipërisë dhe Italisë njihet njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve. Qindra vetë burra gra dhe fëmijë u ngjitën si zogjtë shtegtarë mbi një anije mallrash dhe lundruan drejt Italisë për një jetë të mirë.
Gjesti i sakrificës, i atyre që sfiduan vdekjen në kërkim të fatit të tyre dhe që është aq simbolik për historinë e re të Shqipërisë vjen i përthyer në vështrimin dhe mendjen e mprehtë të fqinjit artist Nikola Genco.
Bardhësia e këtyre qeramikave të jep imazhin e dorës së zgjatur që pritet paqësisht nga fqinji ynë i mohuar gjatë diktaurës komuniste. Kritika e artit i vlerëson figurat e çuditshme e të pafundme si përçuese të një simbolike të veçantë për të pëshkruar hapësirat e lirisë.
Këto figura mbresëlnëse prej qeramike janë gjurmët e ëndrrave të ethshme të shqiptarëve që qëndruan në Itali si në shtëpinë e tyre, punuan si për shtëpinë e tyre dhe pastaj bashkuan në miqësi të reja dy brigjet e kahershme me shkëmbin vajtje- ardhjesh kultuarsh e traditash.
Malli i ethshëm për të takuar të ndryshmit i bëri edhe vetë shqiptarët të ndryshëm. Kjo ekspozitë shënon sfidat njerëzore për vlerën e paçmuar të takimit të kulturave, të shkëmbimit të eksperiencave, për ëndrrat e mëdha që nuk kanë gjini, moshë, etni.
Këto figurina qeramike janë një dedikim për ata që dinë të qëndrojnë përballë tjetrit për të njohur më mirë vetveten. Instalacioni “Promenadë” nuk bën fjalë thjesht për një shëtitje, por për vajtjet-ardhjet mes dy brigjeve të Adriatikut për të qenë në shoqërinë e pandërprerë të njëri –tjetrit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56