LEZHË - Fshati Torovicë i Lezhës ka nisur të boshatiset, pasi me dhjetra familje po largohen drejt vendeve të BE-së për të kërkuar azil.
Papunësia, varfëria e thellë dhe mungesa e një alternative tjeter po nxit ikjen masive të banorëve të kësaj zone.
Ndonëse është një fshat vetem 17 km larg qytetit të Lezhës, kjo zonë përballe me probleme të shumta që sëfundmi janë shtuar ndjeshëm.
Alarmi për këtë eksod masiv të banorëve është dhënë vete nga Kreu i komunës së Balldrenit Zef Doçi, i cili thotë se vetem gjatë ditëve të fundit janë larguar më shumë se 60 familje nga kjo zonë.
Nga ana tjetër banorët e Torovicës e cilësojnë si të pashmangshëm këtë largim masiv, ndërsa të tjerë shtojnë se janë gati për tu larguar.
Ndërsa largohesh nga Torovica nëpërmjet një segmenti rrugor që mund ta konsiderosh pa frike i shkatërruar, merr me vete këto pamje të rinjsh që presin pak para për të blerë një biletë e të largohen si azilkërkues në vendet e BE-së, pasi shpresa e tyre që një ditë ky fshat mund të ndryshoje ka humbur.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO