Hartës së eksodit masiv të shqiptarëve drejt Gjermanisë i shtohet edhe Levani. Pothuajse 50% e banorëve të këtij fshati janë larguar për shkak të papunëisë dhe vështirësive ekonomike.
 
Kamerat e A1Report ishte sot në këtë fshat duke sjellë në fokus jetën e banorëve. Të shkreta janë rrugët, lagjet dhe të heshtura banesat, oborret dhe këndet publike.
Banorët shprehen se gjendja ekonomike i detyron familjet të marrin rrugën e largët, duke shitur shtëpitë dhe tokat. Të tjerë thonë se kushtet në Gjermani nuk janë të mira, dhe ky shtet nuk të mban më shumë se muaj, e më pas i kthen në vendet e origjinës.

Komuniteti Rom në Levan gjithashtu është larguar në mënyrë masive drejt Gjermanisë pavarësisht mundësisë për të siguruar një biletë vajtje. Ata shprehen se ky komunitet është i braktisur totalisht nga shteti dhe nuk humbasin asgjë po të nisen drejt një shprese.
 
Kryetari i Komunës Levan, Xheladim Malaj jashtë kameras thotë se eksodi ka prekur edhe administratën. Por Malaj mohon ikjet masive të mbi 50 % të banorëve të Levanit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)