FUSHE - KRUJE - Harta e rretheve të prekura nga eksodi ka përfshirë edhe Krujën, teksa në muajt e fundit mësohet se janë larguar rreth 150 persona.

Komuniteti rom në Fushë-Kruje është edhe më i prekuri nga ky fenomeni i largimeve, ndërsa problemet ekonomike vijojnë të mbeten shkaku kryesor i largimit.

Shumica prej të larguarve janë të rinj, por ka edhe familjarë që kanë kyçur dyert e banesave, kanë gjetur para hua dhe kanë marrë rrugën e emigrimit me shpresën se do përfitojnë azil.

Të mbeturit në këtë lagje të varfër të Fushë-Krujës pohojnë se mbledhja e mbeturinave është e vetmja punë që bëjnë, ndaj theksojnë do ishin shumë më mirë në ndonjë kamp në Gjermani. 

Ndërkohë rrugën e eksodit e kanë marrë edhe banorë të fshatrave përreth Fushë-Krujës. 

Largime masive të komunitetit rom te Fushë-Krujës drejt vendeve te Bashkimit Evropian.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)