Ekspedita ‘Mesdheu’: Detet Adriatik, Jon dhe Tirren, emergjencë nga plastika (VIDEO)

Ekspedita detare, shkencore dhe kulturore ‘Mesdheu’, pas 6 vite lundrimi dhe studimi në gjithë Detin Mesdhe, Detin e Zi, Veriun e Detit të Kuq dhe brigjet e Atlantikut që lagin Portugalinë, Spanjën dhe Marokun, e ngarkuar me njohuri dhe përfundime të sakta shkencore në lidhje me ndotjen e deteve të Mesdheut, do t’i jap fund udhëtimit prej 17,000 miljesh në 12 tetor në Genova të Italisë.

Të dhënat e grumbulluara nga ekspedita tregojnë se 50% e bregdetit të Mesdheut rrezikon të çimentohet deri në vitin 2025 dhe se nga 400 milion ton plastikë që prodhohet çdo vit në botë, 130 ton përfundon në detet Adriatik, Jon dhe Tirren. Por duke patur parasysh se prodhimi i plastikës në botë rritet çdo vit me nëntë përqind, e ardhmja e këtyre deteve duket e errët.

Ekspertët vlerësojnë se në botë krijohen rreth 8 milion ton mbetje në vit, 10 % e të cilave përfundon në det.

Nga raporti mjedisor i ekspeditës, del se në plazhet e Mesdheut, mbi 80% e mbeturinave janë plastikë, 10 % bishta cigaresh dhe 5 % pambuk.

Steven Loiselle, Koordinator e projektit ‘Mesdheu’, thotë se kemi ende shumë për të zbuluar. Jemi vetëm në fillim. Tani për tani po përcaktojmë sasinë e fenomenit. Ne nuk e dimë se ku përfundojnë shumica e mikroplastikës dhe nuk e dimë se cilat janë efektet në jetën e faunës. Ne dimë disa gjëra, por ende nuk kemi një pasqyrë të përgjithshme të proceseve biologjike dhe kimike që ndodhin në ujërat e Mesdheut."

Ëndrra e shumë njerëzve, ajo e të jetuarit në breg të detit, së shpejti mund të shndërrohet në një makth. 

Para pak ditësh, në Raportin e Panelit Ndërqeveritar të OKB për Ndryshimin e Klimës, i cxili bazohej në 6000 referenca shkencore, 91 autorë dhe recensues nga 40 vende të botës, dhe në një literaturë të ngurtë shkencore, thuhej se Toka po paguan një çmim shumë të lartë si pasojë e politikave jo miqësore ekologjike, me ambiente të brishta detare që duhet të përballen me një seri kërcënimesh si pasojë e ndryshimit të klimës. 

Sipas një skenari katastrofik, jo aq të mundshëm të OKB, faktorët e rrezikut për shëndetin e planetit janë të ndryshëm. Veç ndotjes dhe rritjes së nivelit të detit, ka indicie që temperaturat mund të rriten midis 3.2 dhe 5.4 gradë Celsius. Kjo do të çonte në acidifikimin e ujrave të deteve, uljen e sasive të oksigjenit dhe biodiversitetit.

Sasitë e mëdha plastikës dhe mikroplastikës, të shoqëruara me një tendencë në ulje të biokompleksitetit dhe numrit të specieve detare, do çojnë deri në ndryshimin e vetë idesë së mjedisit natyror.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë