Dikur,si një ish student i Fakultetit të Mjekësisë, kujtoj me nostalgji përpjekjet e vazhdueshme të studentëve për të reformuar sistemin arsimor shëndetësor.
Dukej sikur edhe pse koha kishte kaluar, fakulteti kishte ngelur në vend. Kjo reflektohej në librat shtypur bardh e zi të anatomisë, të tjerë të keq-përkthyer, sallat e ftohta kallkan, apo trupën pedagogjike që kurrë nuk patën marrë asnjë feedback për punën e tyre, as nga studentët dhe as nga drejtuesit e tyre. Një katrahurë! Në vazhdimësi të asaj kohe, gjithmonë kam ndjerë njëdetyrim moral për të ndihmuar vendin tim dhe institucionin ku mori fillesë karriera ime, për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve kërkimore shkencore, si mjeti kryesor për një edukim më të mirë mjekësor të brezave të rinj.
Kjo do të sillte të kuptuarit në mënyre thelbësore sesi bazuar në evidencë, mund të implimentojmë politika shëndetësore më efektive për pacientët.Prandaj isha edhe në Tiranë, për të sjellë këtë eksperiencë, dhe së bashku me disa miq të mi shqiptarë që punojnëjashtë vendit të kontribuonim në edukimin shëndetësor.
Erdha në ambjentet e fakultetit me shumë entuziazëm, por ky entuziazëm po zbehej çdo orë të qëndrimit tim atje. Takoja studentë të cilët kishin vetëm një qëllim, largimin nga vendi dhe prekjen e ëndrrës gjermane. Kalova në korridoret e disa pavioneve, dhe shikoja specializantë që ishin lënë në mëshirë të fatit duke plotësuar kartelat dhe krahas kësaj, mësonin gjermanishten.
Ja disa fjalë të tyre të perifrazuara: “Këtu nuk bëhet! Çdo gjë ka mbaruar! Ne si specializantë rrimë vetëm të plotesojmë kartelat. Ka nivel të ulët mësimdhënie, mungesë interesi nga ana e profesorëve,infrastrukturë e dobët për një shërbim cilësor ndaj pacientit, nuk ka siguri për vendin e punësdhe pagat kur përfundojnë specializimet janë shumë të ulëta. Edhe si specializantë nuk paguhemi, ose në rastin më të mirë marrim një pagë qesharake, edhe pse jemi 26 vjeç e më shumë dhe disa prej nesh kanë e fëmijë. Për më tepër, figura jonë si mjekëështë goditur shumë, jemi bërë si personazhet komikë të portokallisë!”
Pas kësaj panorame pesimiste, takoj disa pedagogë të fakultetit për të parë dhë këndvështrimin e tyre. Ata konfirmonin këtë dëshirë të studentëve për t’u larguar nga vendi. Nga anë e tyrepohonin se këta studentë nuk duan t’ia dinë për mësimin:“thjesht duan njënotë të mirë për të rritur mundësitë për të gjetur një vend pune në Gjermani. Por edhe ne si pedagog, jemi të keqpaguar dhe të mbingarkuar. Me ndryshimet e fundit tëndërrmara nga ministria, puna jonë klinike është dyfishuar! Kanë vendosur disa menxher që e konsiderojnë mjekësinë vetëm bojë dhe llaç, pika që s’ju bie”.
Situata në Universitetin e Mjekësisëpo kthehej në një situatë tragji-komike. Situata u bë edhe më absurde kur po shikoja faqen online të Universitetit të Mjekësisë ku promovoheshin bursa që jepeshin nga shteti gjerman për kurse verore në Gjermani të gjuhës gjermane. Edhe rektori i universitetit e shpërndante këtë informacion në faqen e tij në facebook duke ftuar studentët të aplikonin. Duke shfletuar më tej në facebook, shikoj në faqen e Fakultetit të Mjëkësisënjë lajmërim mbi dhënien prej këtij institucioni të bursave për gjuhën gjermane studentëve ekselentë.Ironikisht, vizioni i këtij institucioni në këto 6 vite nga largimi imnga Shqipëria paska evoluar nëmbështetjen dhe përgatitjen e mjekëve për Gjermani! Fali o Zot, se ndoshta nuk dinë se ç’po bëjnë!
Gjatë takimeve që pata në ambjentet e universitetit, u vura në dijeni se 62.5% e stafit pedagogjik të këtij institucioni janë me lidhje familjare; burrë e grua, motër/vëlla, kushurinj etj (në diskutimet që pata me drejtuesit e universitetit nuk mu mohua ky konstatim). Për më tepër, pjesa më e madhe e profesorëve të Universitetit të Mjekësisë, nuk kanë asnjë publikim në revistat shkencore tëvaliduara,dhe këta “akademikë” nuk mund të klasifikohen profesor – titull i cili në mjekësi meritohet vetëm pas një kontributi të vyer dhe të gjatë në klinikë dhe në kërkim shkencor (t’ju vësh gishtin si përgjegjës të vetëm për këto mos arritje të profesorëve/pedagogëve është e vështirë, duke menduar që problemi është shume kompleks).
Këto probleme gjenden në të gjithë universitetet në vend, jo vetëm në atë të mjekësisë. Atëhere mendoja, si të mos zhgënjehen të rinjtë dhe të shohin jetën e tyre jashtë vendit, përballë këtij nepotizmi, pseudo-profesorëve, mungesës së vizionit të institucioneve universitare, denigrimit të figurës së mjekut dhe pagave të ulëta? Këta të rinj dhe mjekë, si unë dikur, me të drejtëkërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit, për veten e tyre dhe për familjet që do krijojnë nesër.
Në vitin 2017, mbi 700 mjekë janë larguar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe ky trend nuk do tëndalet nësë nuk ka një reformë të gjerë dhe afatgjatë. Duhet të promovojmë figura me vlera akademike dhe ka plotë të tilla vendi ynë. Një rast frymëzues nga kontaktet personale është Dr. Edvin Prifti, një i ri i edukuar jashtë vendit, i cili nuk justifikohet me kushtet e vështira dhe mundësitë e limituara, por në mënyrë të vazhdueshme publikon artikuj shkencorëmbi kardiokirurgjinë shqiptare. Apo Dr. Bledar Kraja, me të cilin kam patur kënaqësinë të punoj në Qendrën Spitalore Erasmus dhe kemi publikuar sëbashku disa artikuj shkencor.
Jo shumë larg nga Tirana, profesori nga Kosova Gani Bajraktari është një tjetër shembull i një akademiku i cili edhe pse me karrierë të konsoliduar klinike dhe akademike, ndërrmer hapin në një moshë rreth të 50-ave për të kryer një doktoraturë në universitetet nordike për të rritur më tej formimin e tij shkencor. Brezat e rinj kanë nevojë për rritjen e kapaciteteve kërkimore dhe cilësisë së universiteteve në vendin tonë, rritjes së konkurencës së ndershme dhe meritokracisë (në fund të artikullit kam listuar disa reforma që duhen ndërrmarë).
Është e nevojshme edhe rritja e pagave të stafit pedagogjik, pasi kushton më shumë të mos investosh në arsim! Vetëm në këtë mënyrë mund të ndalojmë marshimin e të rinjve jashtë vendit. Por më shumë duhet bërë edhe për të nxitur kthimin në vend të shqiptarëve të suksesshëm jashtë vendit. Në kushtet e vështira në të cilat ndodhet shëndetësia dhe vendi sot, dhe në kohën kur mungojnë politika stimuluese nga shteti, dëshira personale, dashuria për vendin, bukuritë natyrore që të ofron Shqipëria, dhe ngrohtësia familjare që gjen në Shqipëri nuk janë të mjaftueshme për të marrë vendimin për tu kthyer në Shqipëri.
Po sjell këtu praktikat në disa vënde perëndimore, si Danimarka, të cilat për të tërhequr individë të arsimuar dhe me aftësi të veccanta profesionale (danez ose jo) që jetojnë jashtë vendit ofrojne ulje takasah,dhe shumë perfitime të tjera duke i trajtuar edhe më mirë se vendasit. Të tilla politika stimuluese duhen ndjekur edhe nga Shqipëria, që të nxisë më shumë kthimin e trurit në vend, të rrisë shpresën te të rinjtë dhe të ndalojë marshimin e tyre jashtë vendit! Poshtë kam listuar disa ndryshime emergjente të cilat unëbesoj se duhen të ndërrmeren në të gjithësistemin universitar Shqiptar, jo vetëm në Universitetin e Mjekësisë, dhe që kërkojnë diskutim të gjerë!
Hapat emergjente që duhet të ndërrmeren në sistemin universitar Shqiptar!
1. Rishikimi i kritereve për dhënien e gradave akademik. Universitetet shqiptare sot shumë mirë mund të gëzojnë statusin e shkollave profesionale, por jo universitet. Gradat akademike bazohen në tri komponentë; mësimdhënia/supervizimi, puna kërkimore dhe aftësia e akademikut për të marrë grante kërkimore. Të tri këto procese vleresohen në mënyrë të vazhdueshme.
2. Plan afatgjatë dhe të mirëmenduar për investimin në një brez të ri akademikësh të përgatitur. Kjo nuk do të thotë largimin dhe mohimin e akademikëve aktual, por investim në rritjen e mëtejshme të tyre përmes progameve të para-përcaktuar. Kjo mund të realizohet përmes asaj që bota perëndimore e quan “a tenure-track position”, ku kandidatit i ofohet një pozicion për një afat kohor të caktuar, dhe rritet në gradë pas vleresimit të suksesshëm të progresit të tij/saj. Shteti shqiptar, për fushat që ka mungesa, duhet të ofrojë bursa studimi doktorature, apo 1-2 vjet intershipe kërkimore por me detyrim të kandidatit për tu kthyer në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
3. Rritjen e fondeve për kërkim shkencor. Kjo përfshin jo vetëm fonde për të bërë një studim, por edhe fonde për të rritur infrastrukturën që mundëson punën kërkimore. Për shembull, s’mund të publikosh artikuj shkencor kur institucioni, pedagogët dhe studentët nuk kanë akses të lexojnë revistat shkencore. Gjithashtu, doktorantët (dhe specializantët në mjekësi) duhet të paguhen me një rrogë të denjë.
4. Rritjen e pagave për akademikët. 2500-3000 Euro për një profesor mund të ngjajë një page e lartë për një vend si Shqipëria, por nuk është! Me këto rroga që kemi sot është e pamundur për një pedagog të fokusoj karrieren e tij/saj vetëm në akademi, dhe krijon dëme të vazhdueshme ekonomike për sistemin (situata që kemi sot). Dija kushton, por kushton më shumë mos investimi në dije. Një profesor me vlera akademike së pari sjell shumë burime ekonomike për një universitet përmes granteve që mund të tërheq nga burime të ndryshme (fonde publike, private, donatorë etj).
Ne si vend humbasim miliona euro çdo vit nga mungesa e aftësive kërkimore të akademikëve në Shqipëri. Gjithashtu, përmes investimit në krijimim, avancimin dhe shpërndarjen e dijes, një akademik mundëson në krijimin e ”knowledge society (shoqëri dije)”. Në sot jemi ”Shoqëri informacioni”. ”Knoweldge society” transformon informacionin në burime që i lejojnë shoqërisë të marri masa efektive, ndërsa ”shoqëri informacioni” vetëm krijon dhe shpërndan të dhënat.
5. Përfaqësimi i institucioneve universitare të bazohet në kontributin akademik. Te luftohet gjithashtu dhe nepotizmi i cili është në nivele të frikshme në institucionet universitare.
d.c./shqiptarja.com










