Eksperimenti/ Molla kuron diabetin
 përbërja sekrete që ul glukozën

Eksperimenti/ Molla kuron diabetin<br /> përbërja sekrete që ul glukozën
Të kurosh veshkat duke mbajtur në kontroll diabetin. Kjo është një nga strategjitë e reja në luftën ndaj kësaj sëmundjeje. Si? Duke vënë në dukje aftësitë e organit të thithë glukozen. Sektreti është ekstrakti që rrjedh nga pema e mollës.

Pas viteve të tëra eksperimente në Itali ka mbërritur produkti i parë farmaceutik me një mekanizëm të ndryshëm nga anti-diabetikët klasik. Në ndryshim nga diabeti 1 i cili shkaktohet nga shkatërrimi pjesor sistemit imunitar të qelizave që prodhojnë insulin, diabeti i tipit 2, i quajtur edhe insulino-rezistent është forma më e përhapur e diabetit.

Ai shkaktohet nga një mënyrë jetese jo e rregullt që karakterizohet nga furnizimi jo i ekuilibruar, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik. Në ditët e sotme llogaritet se në botë numëri i të prekurve nga diabeti të ketë kaluar 380 milionë. Sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë diabeti është shkak për 5% të vdekjeve globale në vit. Shifra këto që vit pas viti pritet të rriten.
 
“Arma e parë”
 
Profesor Andrea Giaçari, diabetolog në Poliklinikën “Binjakët” në Romë shpjegon se “shpesh shkak për diabetin e tipit 2 është jeta monotone dhe pa aktivitet fizik. Bërja e aktivitetit fizik është arma më e fortë në luftën kundër diabetit. Në rastet kur kryerja e aktivitetit fizik nuk është e mjafueshme për të mbajtur nën kontroll gliceminë, është e nevojshme të ndërhysh më medikamente farmaceutike”.

 Metaformina është farmaceutiku që qëndron si zgjedhje e parë, i cili vazhdon të tregojë efikasitet të lartë në uljen e vdekshmërisë dhe pakësimin e rrezikut të hipogjeneve në trup. Së shpejti, falë mbërritjes së farmaceutikut të ri do të bëhën shtatë medikamente të ndryshme, “diabetologu do të mund ti kombinojë për të formuluar kurën më të mirë të mundshme për çdo rast në veçanti. Personalizimi i terapisë është një aspekt thelbësor në kurën e diabetit të tipit 2 dhe përbën një prëj vështirësive më të mëdha për mjekun, i cili duhet të analizojë ë të luptojë në thellësi kuadrin klinik dhe stilin e jetës së pacientit ”
 
Molla
 
Në ndryshim nga farmaceutikët e tjerë që përdoren për diabetin, ekstrakti i mollës vepron drejtpërdrejt në veshka. Dapagliflozin, ky është emri i përbërësit i cili është zhvilluar duke u nisur nga florizina, një substancë që gjendet në pemën e molles. Nëse mblidhet në doza të larta ajo provokon sekretimin e gliceminës në enët urinare. Në veçanti kjo molekulë vepron duke bllokuar një proteinë të aftë për të mbledhur glukozën.

Kështu bën të mundur të pakësohet glukoza nëpërmjët enëve urinare jo vetëm në rastet kur glicemia është shumë e lartë siç ndodh te personat e prekur nga ky tip diabeti por edhe në rastet kur glicemia nuk është shumë e lartë duke shmangur hipogliceminë. Natyrisht në këtë mënyrë arrihet edhe humbje e kalorive, pra e peshës. Ky ekstrakt ndihmon jo vetëm në luftën kundër diabetit por edhe kundër obezitetit.

Molekula e re është e vetmja që vetmja që vepron pa inteferuar me mekanizmat e tjerë të kontrollit të glicemisë, në vecanti me insulinën. Ky përbën është një avantazh i madhë terapeutik për diabetin e tipit 2. “Favorizim është kombinimi me farmaceutik të tjerë dhe personalizimi i terapisë në bazë të kuadrit klinik dhe stilit të jetës së personit”- thotë Giaçari
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë