Eksperimenti / ​Çfarë do të bënit
nëse jetesën ta siguron shteti?

Eksperimenti / ​Çfarë do të bënit<br />nëse jetesën ta siguron shteti?
Në qytetin Holandës të Utrehtit do të nisë një eksperiment nëse shoqëria funksionon me të ardhura bazike të pakushtëzuara. Bashkia e qytetit do të bashkëpunojë me universitetet lokale për të parë nse funksionon koncepti it ë ardhurave bazike.

Eksperimenti do të nisë në fund të pushimeve verore ku do të shihet nëse sistemi i përkujdesjes funksionon pa kushte. Holanda është vendi me përqindjen më të lartë në BE të njerëzve me punë të pjesshme, rreth 46.1%.

“Çfarë ndodh nëse dikush merr një pagë mujore pa kushte dhe pa kontrol? A do të qëndrojë pasivisht në shtëpi apo do të zhvillojë veten dhe do të japë një kontribut kuptimplotë në shoqëri?”, shprehet Victor Everhardt për gazetën “DeStad Utrecht”.
 
Koncepti që duan të vënë në zbatim u lejon njerëzve të marrin një pagesë që u mbulon shpenzimet e nevojshme dhe ku mund të zgjedhin të punojnë me orë fleksibël duke pasur më shumë kohë për t’u kujdesur për veten, për punë vullnetare dhe për të studiuar.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë